☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,764 ▲2.22%
DOW 47,756 ▲2.51%
NASDAQ 22,566 ▲2.49%
NAFTA 95.50 ▼15.45%
ARI 4,727 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,241 ▲ +4.11% ETH $2,205 ▲ +5.71% XRP $1.3500 ▲ +3.55% SOL $83.0200 ▲ +3.68%
S&P 500 6,764 ▲2.22 % DOW 47,756 ▲2.51 % NASDAQ 22,566 ▲2.49 % NAFTA 95.50 ▼15.45 % ARI 4,727 ▲0.9 % S&P 500 6,764 ▲2.22 % DOW 47,756 ▲2.51 % NASDAQ 22,566 ▲2.49 % NAFTA 95.50 ▼15.45 % ARI 4,727 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qeveria dënon ashpër sulmin me molotov në zyrat e Kuvendit dhe Presidencës

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me molotov ndaj zyrave të Presidentes së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ky akt kriminal, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës, është vazhdimësi e sulmeve me bomba molotov mbi Policinë, ndërtesën e Qeverisë, djegies së makinave zyrtare dhe private, si dhe ndaj shtëpisë dhe familjes se Kryeministrit, përgjegjësit e të cilave jo që nuk u ndriçuan dhe nuk u vunë para ligjit, por nuk kishte as reagime publike”, thekson deklarata e bërë pak më parë.

Aktet e tilla, vijon deklarata, Qeveria e Kosovës i konsideron të rrezikshme për rendin kushtetues dhe për stabilitetin e vendit, prandaj kërkon me ngulm që ato të zbardhen dhe kryesit të përgjigjen para ligjit.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, “fton të gjithë përfaqësuesit politikë, të cilët në paraqitjet e tyre publike po përpiqen të arsyetojnë sulmet me molotov mbi shtëpitë private dhe institucionet publike, duke u thirrur në kauza krejt fiktive, që të heqin dorë nga një gjuhë e tillë”.

Veprimet e tilla, vijon deklarata, dëmtojnë interesat madhore të qytetarëve të Kosovës, proceset e intensifikuara eurointegruese, fuqizimin e shtetit ligjor dhe perspektivën ekonomike të vendit.

“Qeveria e Kosovës fton të gjithë përfaqësuesit politikë, të cilët duke u bazuar në kauza jo të qëndrueshme kanë nxitur dhe promovuar futjen e gjuhës së molotovit dhe mjeteve tjera joligjore në jetën politike dhe publike në Kosovë, që të distancohen nga këto akte dhe të bëhen pjesë e përpjekjeve të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike dhe fuqizim të partneritetit strategjik me SHBA-të dhe vendet tjera mike”, përfundon deklarata e dërguar.

1 Koment

  • UROSH LESHI 13 March 2016, 19:06

    Si opozita Dardaneze,po dhe opozita e SHqiperis jane anti SHBA-Perendimit.
    Të jeshë shqiptar antiperëndimor, është e paarsyeshme, për të mos thënë çmenduri!
    Me Amerikën përjetësisht…

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.