🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,406 ▲0.99%
DOW 45,493 ▲0.61%
NASDAQ 21,086 ▲1.4%
NAFTA 103.84 ▲0.93%
ARI 4,636 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,791 ▼ -1.4% ETH $2,052 ▼ -0.97% XRP $1.3166 ▼ -2.15% SOL $80.8600 ▼ -4.14%
S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 % S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Qeveria e Jahteve”/ Tabaku: Ministrja Denaj hiqet si e painformuar, shqiptarët s’po i lë rehat cinizmi i qeverisë

“Mbrëmjen e djeshme bëra publik një projektvendim të qeverisë për të përjashtuar nga TVSH importuesit e Jahteve. Projektvendimi u dërgua në Kuvendin e Shqipërisë në datën 10 Prill 2020. Çdo shqiptar ka ende mundësinë ta shohë të zezë mbi të bardhë vendimin që i përjashton importuesit e jahteve nga TVSH por jo sipërmarrjet që vuajnë sot krizën e pandemisë”, shkruan përmes një postimi në Facebook, Jorida Tabaku.
“Mirëpo, si fajtorë dhe të kapur në flagrancë mazhoranca nxitoi të përgënjeshtronte dhe të mohonte faktet. Kështu sajoi jo një alibi por dy të tilla që ishin dhe janë në kundërshti me njëra-tjetrën. Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, u shpreh se vendimi për Jahtet është marrë përpara 3 muajsh dhe jo sot si dhe shtoi se nëse lehtësohen politikat fiskale për jahtet pas x vitesh do të prodhojnë të mira. Ndërkohë që ministri i Turizmit, u shpreh se ky përjashtim nga TVSH-ja për jahtet bëhet për të hapur ekonominë dhe për t’i dhënë frymëmarrje turizmit si dhe për të kaluar krizën duke qenë një stratrgji e mirë menduar e qeverisë.

Ministrja Denaj e cila hiqet si e painformuar ose e keqinformuar sepse në faqen e kuvendit tregohet qartë data e depozitimit 10 Prill dhe në relacion thuhet se ky projektligj nuk është “parashikuar në programin analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2020”.

Ndërsa ministri Klosi nga ana e tij i shpalos sipërmarrësve të turizmit që do të goditen më fortë nga kriza e coronavirus, cinizmin e hapjes së ekonomisë. Duke na kujtuar jo pak cinizmin e paketës fiskale që nuk i fal pagesën e TVSH-së për asnjë biznes edhe kur ky vuan, por është i gatshëm të bëjë shkrumb e hi arkën e shtetit për përfituesit e përhershëm.

Tani kushdo e ka të qartë se fytyra e vërtetë e qeverisë në 7 vjet ka qenë pikërisht kjo. Abuzo me pushtetin, jepu vetëm një grushti individësh lehtësira fiskale dhe më pas propagando sikur po punon për shqiptarët. Ky ka qenë dhe është rrethi vicioz i qeverisë prandaj nuk është habi që edhe sot të vazhdojnë të njëjtën skemë. Megjithëse hera herës, kur nevoja thërret janë të gatshëm të shiten edhe si luftëtarë pro-shqiptarëve e gjoja të luftojnë oligarkinë me fjalë por jo me vepra. Në realitet bëjnë atë qe kanë bërë në 7 vite: vetëm mbështesin oligarket me çdo mënyrë me ligje speciale, me favore me tendera! Bamirës me oligarkët, arrogant me ato në nevojë. Fatkeqësisht, në këtë kohë krize; Mirë Coronavirusi, por shqiptarët nuk po i lë rehat as cinizmi i qeverisë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.