☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.29 ▲0.9%
ARI 4,692 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,216 ▲ +2.11% ETH $2,100 ▲ +3.13% XRP $1.3392 ▲ +0.62% SOL $82.7800 ▼ -0.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.29 ▲0.9 % ARI 4,692 ▲0.29 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.29 ▲0.9 % ARI 4,692 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Qeveria e kryeministrit, Davutoglu merr votëbesimin nga Parlamenti

davoutoglu-479x350Qeveria e kryeministrit, islamo-konservator turk, Ahmet Davutoglu mori sot votëbesimin nga Parlamenti, bënë të ditur burime zyrtare.

Qeveria e re, përbërë nga i njëjti rreth i ngushtë i presidentit dhe burrit të hekurt të vendit, Recep Tayyip Erdogan, mori 306 vota pro dhe 133 kundër. Qeveria e kryeministrit, Davutoglu nuk do të ndryshojë menjëherë politikën e drejtuar që prej vitit 2003 nga paraardhësi i tij Erdogan.
“Emrat ndryshojnë sot, por natyra, misioni, shpresa, objektivat dhe idetë mbeten”, ishte shprehur ky i fundit disa ditë më parë.
“Me mbështetjen që kemi marrë, ne premtojmë para Parlamentit dhe popullit tonë të vlerësuar se do të punojmë ditën dhe natën”, theksoi sot kryeministri i ri turk para deputetëve.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme ka si objektiv të ndërtojë ”Turqinë e re” me një Kushtetutë të re dhe rifillimin e procesit të paqes ndërmarrë në vitin 2012 me rebelët e Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për t’i dhënë fund një konflikti që ka shkaktuar më shumë se 40 000 të vdekur që prej vitit 1984.
Pas paraqitjes së qeverisë së tij më 1 shtator, Davutoglu rikonfirmoi ambicien e Ankarasë që konsiston të bëjë Turqinë një prej dhjetë ekonomive të para botërore dhe një anëtare të Bashkimit Evropian./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.