Qeveria e Sánchez propozon Camp Nou si planin B për finalen e Botërorit 2030
Federata Spanjolle e Futbollit po përgatitet për një skenar të pafavorshëm, pas rënies së shanseve që finalja e Kupës së Botës 2030 të mbahet në Santiago Bernabéu. Fushata e fuqishme diplomatike e Marokut për të sjellë ndeshjen vendimtarë në stadiumin e ri të Casablancës ka dobësuar mundësitë e Spanjës në negociatat me FIFA-n.
Sipas sports.yahoo, qeveria e Pedro Sánchez ka aktivizuar një plan emergjent dhe ka hequr dorë nga opsioni i Madridit, duke i dhënë përparësi Spotify Camp Nou si alternativë. Arsyetimi i ekzekutivit bazohet te kapaciteti i madh i stadiumit të FC Barcelona—rreth 105,000 vende—që do të ngushtonte diferencën në të ardhurat nga biletat kundrejt propozimit maroken.
Brenda zyrave të RFEF ka pasur kritika të forta ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme për mungesë veprimi gjatë muajve kyç. Po ashtu, Federata ngre vërejtje ndaj menaxhimeve të mëparshme, duke konsideruar të papranueshme mosvendosjen nga fillimi në dokumentacionin e ofertës (Bid Book) të garancisë që finalja do të luhej në tokë spanjolle.
Ndërkohë, Maroku po vijon me përparësi diplomatike, duke siguruar mbështetje në Këshillin e FIFA-s përmes aleancave strategjike me administratën e Donald Trump-it, Katarin dhe Arabinë Saudite. Në mjediset e futbollit spanjoll mbizotëron skepticizmi; për shumëkënd transferimi i shpresave drejt Barcelonës shihet si një sinjal simbolik, megjithatë Camp Nou mbetet shpresa e fundit për të ruajtur mundësinë e organizimit të finales më të kërkuar në botë.
Në këtë garë të ngushtë për vendimin përfundimtar, raporton sports.yahoo, propozimi i Spotify Camp Nou përbën zgjidhjen e fundit të Spanjës për të mos humbur mundësinë e një eventi me rëndësi botërore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.