Qeveria i kërkon mbretit Filip të ndërpresë pushimet!
Qeveria belge i kërkoi mbretit Filip të ndërpresë pushimet në Indi dhe të kthehet patjetër në vend më 30 dhjetor dhe jo një ditë më vonë, sipas parashikimeve, njoftoi sot media lokale.
Mbreti Filip duhet të nënshkruajë një sërë dokumentesh urgjente!
Kjo kërkesë vjen pas polemikave të ashpra që kanë shpërthyer në Belgjikë lidhur me përdorimin nga ana e familjes mbretërore të avionëve ushtarakë, çka bëhet me shpenzimet e taksapaguesve.
Në këtë kërkesë përfshihen të gjitha llojet e fluturimeve.
Rikthimi më shpejt i mbretit Filip do të mënjanojë faktin që qeveria të dërgojë një tjetër avion në Indi, shtuar këtu edhe faktin tjetër që dokumentet duhet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2015.
Prej disa ditësh, pushimet e mbretit kanë provokuar shumë kritika.
Shumë belgë i kanë kërkuar mbretit t’i paguajë vetë pushimet e Krishtlindjeve si edhe të shpenzojë pak.