☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.18 ▲2.55%
ARI 4,506 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $65,930 ▼ -0.76% ETH $1,981 ▼ -0.81% XRP $1.3268 ▼ -0.58% SOL $81.2800 ▼ -1.11%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.18 ▲2.55 % ARI 4,506 ▼0.42 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.18 ▲2.55 % ARI 4,506 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria, kontakte me Brukselin për heqje të shpejtë të barrikadës

barikadaQeveria e Kosovës ka intensifikuar veprimet dhe kontaktet me Brukselin në mënyrë që barrikada e rivendosur me lumin Ibër në Mitrovicë të hiqet sa më shpejt. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri e cila ka deklaruar se Serbia ka pranuar që ta heq barrikadën në urën e Ibrit.
“Në bazë të informacionit zyrtarë që kamë pas nga Bashkimi Evropian, Serbia është pajtuar që ta heq barrikadën”, tha Tahiri, duke shtuar se barrikada do të hiqet shumë shpejt.

“Barrikada do të hiqet shpejt, sepse këto barrikada tregojnë se Seria ka shkelë marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen për lëvizje të lirë. BE e njeh si shkelje të marrëveshjes. Ka rezultate dhe shumë shpejt do të hiqet”, tha zv/kryeministrja Tahiri për RTK.

Më tej, Tahiri ka thënë se nuk është problem Goran Rakic, por mentaliteti i Serbisë, që sipas saj është mentalitet i të shkuarës.

Ndërkohë, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme të premten, pas shkresës së Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal, dërguar kryetarit të kësaj Komune, Goran Rakic, ku thuhet se ai ka shkelur ligjin me vendosjen e barrikadës mbi urë, të cilën serbët po e quajnë “Parku i Paqes”.

Me këtë veprim, Rakic ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit, Kushtetutën dhe 5 ligje të Kosovës.

Nga kryetari i Komunës së veriut, këshilltarët komunalë shqiptarë do të kërkojnë sqarime lidhur me veprimet që ka ndërmarrë ai për rivendosjen e barikadës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.