☁️
Tiranë 17°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,090 ▲ +0.91% ETH $2,513 ▲ +1.46% XRP $1.4060 ▲ +1.33% SOL $110.4500 ▲ +1.63%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

Qeveria Kurti ndau 100 euro, Abdixhiku: Blerje votash, propagandë, fyerje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj pakos së fundit të Qeverisë për përballje me inflacionin, duke e cilësuar atë si përpjekje për blerje votash dhe jo si politikë të mirëfilltë sociale apo ekonomike.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka akuzuar qeverinë për, siç është shprehur, përdorim të “çdo mjeti të mundshëm” për të qëndruar në pushtet, duke përmendur blerje votash, propagandë, fyerje e kriza të njëpasnjëshme.

“Blerje votash, propagandë, fyerje, ofendime, kriza të njëpasnjëshme. Çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet. Asnjë ide. Asnjë projekt. Asnjë punë”, ka shkruar ai.

Duke iu referuar masave të prezantuara si pako kundër inflacionit, kreu i LDK-së ka thënë se ato nuk përbëjnë zgjidhje reale, por “tentim për blerje vote”.

“Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai e ka quajtur këtë veprim “ofendim zgjedhor”, duke thënë se qytetarët e Kosovës, sipas tij, po mbahen “të parafundit në Evropë”.

“Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit!”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka shtuar se “populli i Kosovës nuk blihet” dhe se “e ardhmja e tyre nuk është në shitje”, ndërsa ka bërë thirrje për “një kapitull të ri” në qeverisje, ku mirëqenia, sipas tij, nuk shpërndahet si favor elektoral por ndërtohet si politikë e përhershme.

“Kosovës i duhet një kapitull i ri… ku politikanët nuk kujtohen për qytetarët vetëm në prag zgjedhjesh… ku pagat e dinjitetshme, mbështetja për familjet, zhvillimi ekonomik, investimet e mëdha e kujdesi për qytetarin nuk janë mjete për votë, por detyrim i Republikës”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.