🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.71 ▲1.79%
ARI 4,431 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,711 ▲ +4.1% ETH $2,140 ▲ +4.16% XRP $1.4258 ▲ +2.96% SOL $91.1600 ▲ +5.64%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,431 ▲0.54 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,431 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qeveria miraton Kartën për hapjen e të dhënave

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, bën të ditur se qeveria kosovare miratoi sot Kartën për hapjen e të dhënave, që u garanton individëve, mediave, shoqërisë civile e bizneseve qasje në shënimet qeveritare.

“Sot prezantova vendimin për miratimin e Kartës për hapjen e të dhënave, të cilën e miratoi Qeveria e Republikës së Kosovës. Më vjen jashtëzakonisht mirë që në këtë aspekt, Kosova po zë trendet e fundit evropiane dhe botërore”, thekson Çollaku në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, përveç faktit që ky hap është shumë i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, nga hapja e të dhënave përfitojnë institucionet publike dhe private dhe përfundimisht çdo qytetar.

“Qasja në shënimet e qeverisë mund të fuqizojë individët, mediet, shoqërinë civile dhe bizneset, në mënyrë që të ketë rezultate më të mira në shërbimet publike dhe qeverisjen e mirë. Karta të cilën kemi miratuar është në pajtim të plotë me parimet dhe praktikat më të mira e të dhënave të hapura”, përfundon Çollaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.