☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $59,810 ▼ -1.81% ETH $1,666 ▼ -2.52% XRP $0.9488 ▼ -0.66% SOL $72.0100 ▲ +0.38%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Politika

Qeveria miraton numrin e unifikuar të emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë Shqipërinë

Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen dhe funksionimin e sistemit të numrit të unifikuar të emergjencave 112, i cili do të shërbejë si pikë e vetme kontakti për qytetarët në rastet e emergjencave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e së premtes, numri 112 do të jetë në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke ofruar shërbim në gjuhën shqipe dhe angleze.

Përgjegjësia për koordinimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit do t’i ngarkohet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Një prej risive të sistemit është mundësia e identifikimit të vendndodhjes së personit që telefonon në numrin 112. Për këtë do të përdoret edhe teknologjia Advanced Mobile Location (AML), e cila mundëson përcaktimin më të saktë të pozicionit të telefonuesit përmes pajisjeve inteligjente me sistem operativ Android dhe iOS.

Gjithashtu, qytetarët do të kenë mundësi të komunikojnë me shërbimet e emergjencës përmes SMS-ve dhe formave të tjera të komunikimit me tekst. Ky funksion synon të lehtësojë aksesin edhe për personat me aftësi të kufizuara në dëgjim ose në të folur.

Vendimi parashikon ngritjen e një strukture të centralizuar, të emërtuar “Pika e Përgjigjes për Sigurinë Publike” (PSAP), e cila do të ketë detyrën të marrë, vlerësojë, klasifikojë dhe përcjellë thirrjet emergjente te institucionet dhe shërbimet përgjegjëse.

Në rastet e emergjencave civile, koordinimi i ndërhyrjeve do të bëhet nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Një tjetër element i parashikuar në vendim është regjistrimi i çdo telefonate drejt numrit 112. Thirrjet do të ruhen në një databazë dhe do të mund të përdoren për qëllime reference, si dhe nga organet ligjzbatuese në rastet kur kërkohet.

Financimi i sistemit do të mbulohet nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të mbështetjes së qeverisë italiane për iniciativën “Mbështetje për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.