Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, duhet të qëndrojmë si viganë! Rama njeh vetëm gjuhën e protestës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje për bashkimin e opozitës dhe vijimin e protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendi ndodhet në një moment vendimtar për largimin e këtij të fundit nga pushteti.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te nevoja për ripërtëritjen e Partisë Demokratike dhe përpunimin e një vizioni të ri politik, ndërsa premtoi se në vitin e parë të qeverisjes së PD-së do të ndërhyhet për të përballuar varfërinë dhe mjerimin.
Ai u shpreh se programi i demokratëve do të krijojë kushte më të favorshme për biznesin, ndërsa të rinjve do t’u ofrojë mundësi për arsimim, punësim, strehim dhe zhvillim në Shqipëri, në mënyrë që të mos detyrohen të largohen jashtë vendit.
“Unë e di se opozitarët kaq vite në opozitë janë të lodhur. Unë e di se janë të rraskapitur. Unë e di se për të ardhur nga një qytet në Tiranë i duhet gjysma e pensionit. I di të gjitha. Por di dhe këtë që ne kurrë s’duhet të dorëzohemi. Tani që jemi në kilometrin e fundit, ne duhet të qëndrojmë si viganë”, deklaroi Berisha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.