☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,583 ▼0.43%
DOW 46,368 ▼0.65%
NASDAQ 21,894 ▼0.47%
NAFTA 115.31 ▲2.58%
ARI 4,685 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,438 ▼ -1.16% ETH $2,081 ▼ -2.7% XRP $1.3078 ▼ -2.59% SOL $79.0600 ▼ -3.88%
S&P 500 6,583 ▼0.43 % DOW 46,368 ▼0.65 % NASDAQ 21,894 ▼0.47 % NAFTA 115.31 ▲2.58 % ARI 4,685 ▲0.01 % S&P 500 6,583 ▼0.43 % DOW 46,368 ▼0.65 % NASDAQ 21,894 ▼0.47 % NAFTA 115.31 ▲2.58 % ARI 4,685 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria, politika nxitëse për zhvillimin e agroturizmit

5DB86FFD-4570-49D8-910A-049631D7D28A_w640_r1_s-525x350Resurset dhe bukuritë natyrore që përshkojnë vendin tonë, nga jugu e deri në veri të Shqipërisë, janë mundësi reale për t’u shndërruar në oaze të agroturizmit.

Ndërthurja e vlerave natyrore me traditën po rrit iniciativën e sipërmarrësve në krijimin e pikave të agroturizmit por edhe të resorteve, si produkte me impakt gjithëpërfshirës , jo vetëm në nxitjen e vetëpunësimit por dhe si një vlerë e shtuar në ekonomi.

Zv.ministri i Bujqësisë Alban Zusi, në një intervistë për ATSH-në, tha se “politikat e qeverisë po adresojnë vemendje dhe përkushtim në zhvillimin e agroturizmit, si degë e turizmit të mirëfilltë që jep një kontribut të veçantë në ekonominë e vendit”.

Sipas tij, subvencionet e drejtëpërdrejta që po jep ministria e Bujqësisë për të mbështetur fermerët në fusha të ndryshme të prodhimit bujqësor, ku bëjnë pjesë (prodhimi BIO, në sera, bimë medicinale, hortikulturë, blegtori etj) si dhe çdo investim publik në rrugë rurale, qëndra arsimore e shëndetësore etj, janë një vlerë e shtuar për nxitjen e agroturizmit.

agro1Në strategjinë e zhvillimit të vendit, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka rolin e liderit dhe po udhëheq dikasteret e linjës , ku bën pjesë dhe ministria e Bujqësisë, në bashkërendimin e politikave mbështetëse për të krijuar një zinxhir vlerash, që i shërbejnë trasforimit rrënjësor të turizmit , duke e sjellë atë në shërbime dhe produkte të integruara me rajonin e më gjerë.

“Ne jemi të angazhuar për të orjentuar agroturizmin drejt markës “Made in Albania” si faktorë që rrit konkurrueshmërinë dhe interesin e vizitorëve të huaj dhe vendas.

Sot fermerët po ngrenë ferma bujqësore kryesisht sipas modeleve izraelite, që janë të famshme në botë për agroturizmin. Këto komplekse bujqësore e blegtorale që tashmë po shtrihen në shumë zona të vendit, janë multifuksionale dhe i ofrojnë vizitorit prodhime bio, gatime tradicionale, ambjente relaksuese me mjedise të pasura pyjore si dhe kënde argëtimi, hipizmi, me biçikleta etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.