☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.43 ▲1.69%
ARI 4,644 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,202 ▲ +2.92% ETH $2,118 ▲ +2.65% XRP $1.3316 ▲ +1.32% SOL $82.1800 ▲ +1.85%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.43 ▲1.69 % ARI 4,644 ▼0.77 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.43 ▲1.69 % ARI 4,644 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Qeveria ruse përgatitet të reduktojë shpenzimet

Ndërkohë që qeveria ruse synon rritjen e investimeve në sektorin publik dhe atë privat, duke bërë reduktime në paga, ekspertët thonë se një veprim i tillë mund të jetë më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm.

Sipas rekomandimit që Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Rusisë i paraqiti qeverisë, synohet që, me reduktimin e pagave nga viti 2016 deri në vitin 2019, të arrihet një rritje në prodhimin e brendshëm bruto me 4.5 për qind.

Planifikohet që pagat reale të popullatës të zvogëlohen me 2.8 për qind këtë vit dhe 0.3 për qind vitin e ardhshëm, ndërkohë që pensionet me 4.8 për qind këtë vit dhe 2 për qind në vitin 2017.

Në rast se rekomandimi zbatohet, parashikohet që shkalla e papunësisë të shkojë deri në 13.7 për qind, ndërsa nga viti 2018, të arrijë deri në 13.9 për qind.

Ky rekomandim do të hasë në kundërshtime serioze

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së, Konstantin Korishçenko, Profesor i Ekonomisë në Akademinë e Drejtorisë së Ekonomisë Kombëtare, e cila funksionon nën mbështetjen e shtetit rus, u shpreh se qeveria ruse synon të rigjallërojë investimet në sektorin publik dhe atë privat, duke heqë dorë nga shpenzimet sociale.

Reduktimi i pagave nuk është strategjia e duhur

Doc. Dr. Anton Tabakh, nga Shkolla e Lartë e Ekonomisë në Moskë, theksoi se reduktimi i të ardhurave të popullatës nuk është strategji e duhur dhe e besueshme.

Ndërkaq, Oleg Shibanov, Ligjërues në Departamentin e Financave pranë Universitetit të Ri Ekonomik të Moskës, tha se reduktimi i pagave për të rritur investimet, do të shkaktonte dëme në konsum dhe se një hap i tillë do ta shtonte stresin social. Kjo strategji, vazhdoi ai, nuk do të prodhonte një mjedis të përshtatshëm në aspektin politik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.