☁️
Tiranë 19°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.92 ▼0.62%
ARI 4,181 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $81,806 ▼ -1.75% ETH $2,479 ▼ -3.92% XRP $1.3886 ▼ -2.56% SOL $109.1900 ▼ -6.21%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.92 ▼0.62 % ARI 4,181 ▲0.58 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.92 ▼0.62 % ARI 4,181 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Qeveria shtyn afatin për stacionet e plazhit! Kontratat do të lidhen deri në fund të qershorit

Bizneset dhe hotelet që marrin me qira hapësira në plazhe do t’i lidhin kontratat me shtetin për sezonin turistik të këtij viti, brenda muajit qershor.

Ndryshimet i miratoi qeveria në rregulloren për stacionet e plazhit, duke shtyrë afatin për lidhjen e kontratave të qirasë deri në fund të muajit qershor, ndërsa çdo ndryshim në kontratat ekzistuese do të bëhet vetëm me dakordësi të dyanshme.

Vendimi i qeverisë përcakton se, në rast se ndryshojnë kapacitetet e strukturave akomoduese, kontratat do të mund të ndryshohen vetëm me dakordësinë e të dyja palëve.

Sipas qeverisë ky vendim është marrë për një koordinim më të mirë të institucioneve dhe me pushtetin vendor si dhe uljen e konflikteve dhe përplasjeve për hapësirat bregdetare.

Sipas rregullores së re të stacioneve të plazheve, qeveria ka përcaktuar se çmimet tavan të stacioneve të plazheve i përcakton pushteti vendor, një mënyrë kjo për të shmangur abuzimin me çmimet e çadrave dhe shezlongëve.

Këshillat bashkiakë i miratojnë çmimet në mënyrë të diferencuar sipas zonave, duke marrë në konsideratë nivelin e zhvillimit turistik, aksesueshmërinë, intensitetin e kërkesës dhe standardin e shërbimit.

Deri më tani janë miratuar vetëm një pjesë e tarifave të plazheve.

Stacione plazhi kanë të drejtë të kenë vetëm strukturat akomoduese, dhe ato janë të përcaktuara në varësi të kapaciteteve të hoteleve.

Nga ky rregull përjashtohen disa palzhe si Divjaka, Spillea, Gjiri i Lalzit, Zvërnec, Lukova, Borshi, etj që u njihet e drejta të kenë stacion plazhi dhe subjektet që janë të regjistruara si struktura shërbimi, bare apo restorante.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.