🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.63 ▲1.23%
ARI 4,843 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,928 ▼ -4.25% ETH $2,194 ▼ -5.6% XRP $1.4742 ▼ -3.43% SOL $89.9900 ▼ -4.59%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,843 ▼1.08 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,843 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Qeveria tërheq pr/ligjin për dënimin me burg të shpifjes

Qeveria tërheq pr/ligjin për dënimin me burg të shpifjes një ditë pasi e dorëzon në Kuvend.

Pas kundërshtimeve  të medias por dhe të shoqërisë civile. Para se ministrja për Parlamentin Ermonela Felaj të bënte publike tërheqjen reagoi kryeministri Edi Rama duke deklaruar se dekriminalizimi i medias nuk kishte të bënte me median por me politikanët.  Pak minuta më pas Meta në një deklaratë për median tha se ishin për dekriminalizimin e shpifjes dhe se ka pasur një keqkuptim në formulim i cili do të rregullohej.

Ermonela Felaj: “Ne do ta tërheqim nismën për të saktësuar nismën në mënyrë të mos ndodhë ky diskutim.

Një gjë të jetë e qartë politikanët duhet të jenë korrekt dhe kanë detyrimin të shprehin të vërtetën. “Do ketë riformulim të nenit. Nuk ka të bëjë me median” deklaroi Ermonela Felaj, ministrja për Parlamentin.

“Qëllimi i nenit është të vendosur një marrëdhënien e re me të vërtertën si detyrim për të gjithë. Askush nuk është dakord me atë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë me atë që ndodh.  Të zgjedhurit funksionarët e lartë shtetëror kanë detyrimin që të thonë të vërtetën” tha ajo.

Ku do behet riformulimi

Në pr/ligj thuhet se subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm pra cilido, ndërkohë që subjekti pasiv janë zyrtarët e shtetit

“Në pr/ ligj subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm, pra cilido që, i shtyrë nga motive të ndryshme, qëllimisht, i atribuon kryerjen e një vepre penale njëfunksionari të lartë shtetëror, ndërkohë që diçka e tillë është e pavërtetë, është e gënjeshtërt. Nga sa më lart, kuptohet se subjekt pasiv i veprës janë funksionarët e lartështetërorë, të zgjedhurit, të cilët, për shkak të detyrës dhe funksionit  “shënjestrohen” duke iu atribuar fakte të pavërteta e që për më tepër nga ligji parashikohen si vepra penale. Pikërisht, nga këtu buron dhe arsyeja pse duhet të sanksionohen sjellje të tilla abuzive, të cilat qartësisht rrezikojnë marrëdhëniene besimit mes qytetarit dhe shtetit, ndjenjën e sigurisë që shteti duhet t’ugarantojë shtetasve të tij” thuhej në relacion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.