☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,479 ▼ -0.88% ETH $1,993 ▼ -1.76% XRP $1.3257 ▼ -2.08% SOL $81.8300 ▼ -2.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Qindra shqiptarë dynden nëpër autobusë për azil në Gjermani, policia: Është mashtrim

Në fshatrat e Vlorës, të Fierit, Elbasanit e Gramshit, por dhe në disa zona të tjera prej ditësh është përhapur një informacion se agjenci transporti organizojnë udhëtime për në Gjermani me synim marrjen e statusit të azilantit.

azil-320x191Mashtrimi duket se ka pasur efekt sepse janë me qindra persona që kanë prerë biletat deri në 150 euro për të udhëtuar me autobus për në Mynih.

Këtë të enjte në portin e Vlorës ka pasur një dyndje të pazakontë të udhëtarëve që kanë prerë bileta për të udhëtuar në Gjermani. Ndërkohë që ka informacione se e njëjta gjë po ndodh edhe në Fier.

Pjesa dërrmuese e udhëtarëve vijnë nga zonat rurale të qarkut të Vlorës dhe Fierit. Ata tregojnë jashtë kamerës se me shpejtësi kanë siguruar paratë e nevojshme për udhëtimin edhe duke shitur sende të ndryshme.

Burime zyrtare thanë për Top Channel se policia është në dijeni të kësaj situate dhe se kushdo që synon të kalojë kufirin me synimin për të fituar azil në Gjermani do të ndalohet.

Ende nuk ka ndonjë informacion për persona të ndaluar mes grupeve që kanë organizuar këtë mashtrim me qëllim të pastër përfitimin ekonomik.

Ndërhyrja në Vlorë nga ana e policisë pritet të jetë shumë e shpejtë, teksa qindra persona janë duke u përgatitur për t’u nisur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.