☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,467 ▼0.43%
NASDAQ 21,861 ▼0.62%
NAFTA 114.52 ▲1.88%
ARI 4,692 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,299 ▼ -1.42% ETH $2,082 ▼ -1.96% XRP $1.2999 ▼ -2.63% SOL $78.8800 ▼ -2.92%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

QKR bllokon aplikimet e bizneseve për shtimin e kapitalit

Mosdeklarimi i të ardhurave personale i ka penguar disa biznese që të zyrtarizojnë rritjen e kapitalit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

QKR i ka sqaruar bizneset që nuk po kuptojnë pse nuk është pranuar aplikimi për shtim kapitali se, “Duhet të paraqitet deklarimi i individëve kontribuues nga Drejtoria Rajonale e Tatimore, i cili konfirmon të dhënat, për sa i përket zmadhimit të kapitalit në formë monetare nga jashtë shoqërisë.”

Nëse këto të ardhura të individëve nuk janë tatuar më parë, ndërkohë që kanë qenë e janë objekt i tatimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale, për këto të ardhura paguhet tatimi në masën 15%, thuhet në sqarimin e QKR-së.

Më tej ekspertët e QKR sqarojnë se, lidhur me origjinën e krijimit të të ardhurave në formë monetare, që shkojnë për rritjen e kapitalit të shoqërisë nga individi investues, duhet të paraqitet në organin tatimor një deklarim lidhur me origjinën e të ardhurave personale.

Ky deklarim duhet të paraqitet sipas formularit “Deklarimi i individit kontribuues në shtimin e kapitalit në formë monetare nga jashtë shoqërisë”, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi si pjesë përbërëse e tij, jo më vonë se data e derdhjes së të ardhurave për shtimin e kapitalit të shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR).

Për individët e huaj ky deklarim duhet të paraqitet sipas formularit “Deklarimi i individit kontribuues të huaj në shtimin e kapitalit në formë monetare nga jashtë shoqërisë”.

Bazuar në ligjin për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë ekspertët e QKR-së sqarojnë se bizneset, kanë të drejtë të emërojnë me prokurë, një person, i cili e përfaqëson atë në raport me administratën tatimore, në rastet e pamundësisë për t’u paraqitur për kryerjen e veprimeve të mësipërme. Në këtë deklarim duhet përshkruar burimi i këtyre të ardhurave.

Bashkëngjitur me këtë deklarim, duhet të vendoset dokumentacioni plotësues zyrtar që vërteton shumën e këtyre të ardhurave dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat personale, përpara se këto të ardhura të investohen për shtimin e kapitalit të shoqërisë.

Nëse ky dokumentacion mungon ose nuk vërteton, që për vlerën e plotë të të ardhurave të kontribuara është paguar tatimi mbi të ardhurat personale, mbi këtë vlerë të të ardhurave duhet të paguhet tatimi mbi të ardhurat në masën 15%.

Ky tatim do të paguhet në të njëjtën datë që individi do të deklarojë të ardhurën monetare për shtimin e kapitalit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Pagesa e tatimit mbi të ardhurën për kontributin në kapitalin e shoqërisë duhet të derdhet nga individi kontribuues, në llogarinë bankare të Drejtorisë Rajonale Tatimore, ku shoqëria është e regjistruar, me përshkrimin në dokumentin bankar të pagesës, sqaron QKR ndaj bizneseve të interesuara

Këtë vërtetim së bashku me kopjet e dokumentacionit të paraqitur në drejtorinë rajonale tatimore, individi ia dorëzon shoqërisë e cila ia bashkëlidh kërkesës për aplikim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për zmadhim e kapitalit. Mungesa e tij e bën aplikimin të pavlefshëm dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit nuk procedon për regjistrimin e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.