Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.20 ▼14.83%
ARI 4,745 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,357 ▲ +2.89% ETH $2,209 ▲ +4.33% XRP $1.3486 ▲ +2.27% SOL $83.2300 ▲ +1.57%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.20 ▼14.83 % ARI 4,745 ▲1.29 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.20 ▼14.83 % ARI 4,745 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

QKSS: Forca e Sigurisë e Kosovës është ushtri

Forca e Sigurisë e Kosovës është ushtri, thekson sot në një analizë Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e cila sjell edhe argumentet juridike.

Analiza e dërguar thekson se kufizimet ligjore të vendosura lidhur me armatimin, numrin e pjesëtarëve si dhe me kompetencat e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) e bëjnë që ajo në publik të mos konsiderohet si ushtri.

Në debatin publik është diskutuar mundësia e ndryshimit të Kushtetutës për të shndërruar FSK në ushtri. Në këtë mendim juridik do të argumentohet që sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, FSK është forcë ushtarake dhe nuk ka nevojë që të ndryshohet Kushtetuta për të eliminuar kufizimet aktuale që e pengojnë atë të jetë forcë e plotë ushtarake. Të gjitha kufizimet aktuale mund të eliminohen përmes ndryshimit të legjislacionit përkatës brenda dispozitave ekzistuese të Kushtetutës.

Ndryshimi i Kushtetutës do të kërkonte miratimin e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës (neni 144.2 i Kushtetutës). Në anën tjetër, pasi që legjislacioni për FSK nuk paraqet legjislacion me interes vital (neni 81 i Kushtetutës), ndryshimi i legjislacionit për FSK do të mund të miratohej nga Kuvendi i Kosovës vetëm me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe që votojnë (neni 80.1 i Kushtetutës).

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar raportin e përpiluar nga juristi Dr. Robert Muharremi i cili ngërthen argumente juridike lidhur me mundësinë e ndryshimit të mandatit të FSK-së: “Forca e Sigurisë e Kosovës është ushtri – Argumentet Juridike”.

Pikëpamjet e shprehura në këtë studim janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë dhe partnerëve, theksohet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.