🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,890 ▼ -2.46% ETH $2,186 ▼ -2.43% XRP $1.3248 ▼ -1.47% SOL $81.8800 ▼ -2.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qosja për Thaçin, stalinist dhe falsifikator

Akademik Rexhep Qosja ka reaguar ashpër të martën lidhur me një postim në rrjetin social Facebook nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi i cili përkujton presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova në 70 vjetorin e lindjes, e që e shoqëron me një fotografi të konferencës së Rambouillet, ku sipas Qosjes janë hequr nga fotografia Rexhep Qosja dhe e Veton Surroi.

qosja-p-euml-r-tha-ccedil-in-stalinist-dhe-falsifikator_hdKjo fotografi ka mjaftuar që akademik Rexhep Qosja ta cilësojë veprimin e Thaçit, si staliniste.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Qosjes.

Sot e lexova urimin që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli në faqen e tij në Facebook me rastin e përvjetorit të lindjes së ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi me përkushtim të veçantë e me ndjenja sentimentale thekson bashkëpunimin e tij “pivotal” me Ibrahim Rugovën. Di shumë, ndoshta çdo gjë, për këtë bashkëpunim “pivotal” mes tyre prej Konferencës së Rambujesë e deri në vdekjen e parakohshme të Ibrahim Rugovës. Është e zakonshme në botën e qytetëruar që urimet për ditëlindje si dhe ngushëllimet për vdekje të jenë të sinqerta.

Vetëkuptohet se nuk do ta bëja këtë reagim për urimin e Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të lindjes së Ibrahim Rugovës sikur ky urim të mos ishte përcjellë me një falsifikat: me shkurtimin e fotografisë nga nënshkrimi i Marrëveshjes Shqiptaro-Serbe në Rambuje prej së cilës në mënyrë staliniste, jo vetëm në këtë rast, janë hequr fotografia e Rexhep Qosjes dhe e Veton Surroit.

A e këtillë duhet të jetë demokracia jonë? A e këtillë duhet të jetë historia jonë? Le të gjykojnë lexuesit. Mua s’më duhen fotografitë! Mua dhe krejt popullit shqiptar i duhen sot më tepër se kurrë përgjegjshmëri shtetërore dhe ndershmëri politike, demokratike dhe historike, që aq tmerrshëm po i mungojnë Kosovës në këtë kohë.

Fotografia e postuar nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.