Kosova

Quinti, të shqetësuar me sjelljen e liderëve partiakë

quinti-t-euml-shqet-euml-suar-me-sjelljen-e-lider-euml-ve-partiak-euml_hdLiderët e partive kryesore parlamentare e kanë sjellë Kosovën përpara kolapsit politikë, ekonomik dhe financiar, ka thënë një diplomat i njërit prej shteteve anëtare të Quint-it.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia në vazhdimësi po e analizojnë situatën e krijuar, dhe se janë të shqetësuara me dyfytyrësinë e liderëve, të cilët sipas tij nuk hezitojnë të shprehen përpara mediave se e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje për të mbrojtur interesat e qytetarëve të saj.

“E vërteta është se dy blloqet kryesore, PDK nga njëra anë dhe koalicioni paszgjedhor LVAN nga ana tjetër, janë barrikaduar, dhe se mbi interesin e Kosovës dhe të qytetasve të saj, ato e kanë vënë interesin e tyre personal”, ka thënë me kusht anonimiteti për lajmi.net një diplomat i njërit prej shteteve anëtare të Quint-it.

“Përpjekja për të vepruar në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është përpjekje për të rrënuar shtetin e Kosovës”, ka thënë ky burim.

“Në Perëndim kjo përpjekje (për të shkelur mbi ligjet dhe Kushtetutën) shihet si tendencë për të ndërtuar sistem tjetër, të ngjashëm me sistemin komunist, por që nuk e ka për bazë luftën e klasave, por luftën e klaneve të interesit. Ajo që mëton Kosova dhe populli i saj është ndërtimi i shtetit demokratik. Andaj, e përsëris se liderët partiakë në Kosovë aktualisht po sillen si anarkikë, ndërsa të gjithë e dimë se demokracia dhe vlerat e shëndosha ndërtohen e ruhen bashkërisht, duke respektuar rregullat dhe ligjet e vendit”.

I pyetur nga lajmi.net nëse pret ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur ngërçin politik, në qoftë se presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga dështon të bindë liderët partiak që të gjejnë një zgjidhje në kuadër të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës së Kosovës, ky diplomat është shprehur se udhëheqësit kosovarë do të duhej që shqipen ta kuptonin më mirë se gjuhët tjera.

“Ne të gjithë kemi besim tek presidentja Jahjaga dhe nuk mendojmë se ne duhet të ndërhyjmë për të gjetur një zgjidhje, sepse sipas mendimit tonë, nëse lihen anash interesat personale, ajo është lehtë e zgjidhshme! Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me bisedimet e vështira Kosovë-Serbi. Në këtë rast është presidentja aty. Ajo u ka folur shqip!”, ka thënë ku diplomat perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button