Qytetarët çdo vit paguajnë 25 milionë euro për të punësuarit e partisë
Rritja e të punësuarve komunal për qëllime politike nga viti 2006 deri në vitin 2015 u kushtoi qytetarëve, edhe atë rreth 2 milionë në muaj, apo rreth 25 milionë në vit, njofton scoop.al.
Kjo është vetëm një nga atributet negative që qytetarët e dinë sesi e përshkruajnë administratat komunale në Maqedoni. Arsyet për këtë trend qytetarët qeverisjen vendore e shohin si punësime të politizuara.
Mendim të ngjashëm dha edhe eksperti Abdylmenaf Bexheti. Ai beson se çdo gjë është vënë në veprim të një interesi të ngushtë partiak.
“Unë nuk e di nëse ka punësime tjera, përveç punësimeve të partisë. Unë mendoj se ata janëmë shumë të punësuar si militantë partiakë në stafet e tyre dhe gjithmonë thirren nga ata, në qoftë se thuhet se punojnë, kuptohet për një parti natyrisht”, thotë akademik Abdylmenaf Bexheti.