Kuriozitete

Qytetet që flenë dhe zgjohen më herët në të gjithë botën

londerNjujorkezët janë të parët që shkojnë në shtrat, ndërsa moskovitët të fundit që ngrihen prej tij, ka zbuluar një studim i fundit që u mor me zakonet globale të gjumit.

Kërkuesit e “Jawbone” i nxorën të dhënat nga përdoruesit e gjurmuesit të njohur të fituesit që zotëron kompania teknologjike. Në përfundim rezultoi se shumica e Nju Jorkut fle apo janë shtrirë në shtrat në orën 11 të mbrëmjes, ndërsa Moska dhe Dubai nuk ngrihen pa shkuar ora 8 e mëngjesit.

A e dini se?

Qyteti që fle më pak në të gjithë botën është Tokio, në Japoni ku banorët flenë mesatarisht 5 orë e 44 minuta. Më shumë flihet në Melburn të Australisë, 6 orë e 58 minuta. Më shpejt shkojnë në shtrat banorët e Brisbanes, në Australi. Ata flenë në orën 10:57 të mbrëmjes. Më vonë shtrihen moskovitët në 12 e 46 pas mesnate. Më shpejt zgjohen në Brisbane, Australi, në orën 6 e 29 në mëngjes. Mesatarisht banorët e Moskës, Rusi zgjohen në orën 8 e 8 të mëngjesit, më vonë nga të gjithë. Më shumë hapa hedhin në Stokholm të Suedisë, 8876 hapa. Më pak në San Paulo të Brazilit, 6254.

Çfarë thonë të dhënat?

“Lëvizjet dhe format e gjumit të një qyteti thonë një histori të mrekullueshme të kulturës dhe njerëzve të tij”, thotë Brian Wilt nga “Jawbone”, i cili mblodhi të dhënat.

Njujorkezët preferojnë të punojnë shumë dhe të kënaqen shumë. Ata janë të parët që i drejtohen shtratit dhe mes të parëve që zgjohen në mëngjes.

Përdoruesit nga Tokio të pajisjes që shërbeu për të mbledhur të dhënat, janë mes atyre që shkojnë të fundit në shtrat dhe që zgjohen të parët me vetëm 5 orë e 46 minuta gjumë mesatarisht.

Banorët e Madridit kanë një tjetër zakon gjumi. Ata flenë edhe pasdite, përgjithësisht në fundjavë.

Në maksimum, vetëm 95 për qind e një qyteti është në gjumë në çdo kohë, meqenëse ata që zgjohen herët ngrihen nga shtrati përpara se të tjerët të flenë.

Si u krye studimi?

“Up” është një gjurmues fitnesi që regjistron jo vetëm kohën kur përdoruesi shkon në shtrat dhe ngrihet prej tij, por gjithashtu kohën kur atë e zë gjumi, kur zgjohet, si dhe cilësinë e gjumit. Orët mesatare të gjumit të përmendura më lart nuk përfshijnë kohën e kaluar zgjuar në shtrat. Firma përdori të dhënat për të krijuar një grafik interaktiv që tregon kur fle dhe zgjohet qyteti.

Çdo e dhënë dhe formë e gjumit, përbën një “gjurmë gishti” të qytetit, që është mënyra unike si qytetarët atje jetojnë jetët e tyre. Për syrin e pastërvitur, këto imazhe mund të duken si pikturë abstrakte e piktorit Mark Rothko. Por për shkencëtarët ato përmbajnë stilin e veçantë të jetesës së gjithkujt në zonën ku ka zgjedhur të banojë.

Çfarë ndodh nëse nuk flini sa duhet?

Nëse nuk flini sa duhet, keni luhatje humori, irritim dhe prirjen për t’u ankuar sa më shumë. Dhembja e kokës dhe migrena bëhen më të forta. Mungesa e gjumit është lidhur gjithashtu me paaftësinë për të mësuar, shtimin në peshë, shikimin e dobët, sëmundjet e zemrës, infeksionet, shpërqendrimin, prekjen nga gripi dhe problemet me aparatin tretës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button