Ekonomia

Qytetet si objekte turistike

Bota e turizmit  po bëhet një botë në lëvizje të përditëshme. Tashmë po mendohet dhe po hidhen  ide për “Turizmin e Qyteteve”.

berati-houses-in-mangalem1Zhvillimet urbane dhe revolucionet në mënyrën e të udhëtuarit, kanë krijuar një mundësi të veçantë për ta bërë “Turizmin e qyteteve” një guidë të vërtetë për qytete më të “zgjuara”, më të qëndrueshme dhe mikpritëse.

Këto përfundime  përcaktoi edhe  Samiti i tretë Global “City Tourism: New Paradigms in City Tourism Development”, i  mbajtur në Barcelonë.

“Turizmi i qyteteve” në të ardhmen do të përballet me sfida të tilla si: përfshirja e komunitetit, kërkimet për menaxhimin më të mirë të guidave, parneritetin publik-privat, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe teknologjitë e reja.

Turizmi si një nga sektorët kyç të ekonomisë dhe të shumë qyteteve në botë, kontribuon pozitivisht në sfidat e reja të urbanizimit. Për këtë, janë të rëndësishme ndryshimet ambientale, përdorimi i teknologjive të reja, dhe mënyrat se si t’i shfrytëzojmë më mirë burimet e turizmit të qyteteve. Shqipëria tashmë i ka mundësitë të futet në projekte të tilla globale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button