Rabiot me numra si të Kakà, lider në fushë dhe jashtë saj! Tani pritet lëvizja e Cardinale-s
Mesfushori francez po paraqitet si kurrë më parë te Milani dhe trajneri Amorim nuk do që ta humbasë, ndaj dhe po këmbëngul për rinovimin.
Adrien Rabiot po bën një sezon të shkëlqyer te Milani. I ardhur në kohën e trajnerit Allegri, francezi po përjeton momentin më të mire të karrierës. Në krah të Modric, Rabiot po shfaqet si një lojtar klasi për Amorim dhe trajneri kuqezi vazhdimisht pyet se kur do të rinovojë.
Një Rabiot i këtij niveli nuk është parë as te Juventusi dhe as te PSG. I fortë fizikisht, perfekt në depërtime dhe i aftë të shkojë në thellësi, duke tërhequr pas vetes më shumë se një lojtar kundërshtar. Gjithmonë me kualitet, ndaj dhe një lojtar i tillë josh shumë klube. Amorim e ka thënë qartë: “Në këtë moment është një nga mesfushorët më të mirë në Europë”.
E thonë edhe numrat, që janë të ngjashëm me ata të “shenjtorit” Kaka. Lojtari 31-vjeçari është mesfushori i parë kuqezi që merr pjesë të paktën në një gol (gol dhe asist), në 7 ndeshje radhazi në Serie A që nga koha e brazilianit në 2004-ën. Diçka e jashtëzakonshme.
Lider në fushë dhe jashtë saj. Me shokët dhe para telekamerave. “Problemi ynë është se duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta” – ka thënë Rabiot pas fitores me Frosinone-n. Janë fjalë që befasojnë, duke parë rezultatin, por ata që e njohin mirë futbollin e dinë se si duhet mbajtur ritmi. Një trajner në fushë.
Milani nuk do që ta humbasë francezin, as Cardinale. Rinovimi i kontratës që skadon në 2028-ën duket se po hyn në një fazë të avancuar, por duhet shpejtuar për të evituar ndonjë surprizë. Te Milani duan ta kënaqin me gjithçka, nuk mund të privohen nga një lojtar si Rabiot.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.