☁️
Tiranë 20°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,068 ▲ +0.25% ETH $2,504 ▲ +0.31% XRP $1.3939 ▼ -0.88% SOL $109.5500 ▼ -0.19%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kosova

Radev uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë zyrtare në Bullgari

Në letrën e urimit për qeverinë e re, Radev ka premtuar mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, sipas njoftimit të Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Rumen Radev me rastin e formimit të suksesshëm të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, siç njofton agjencia KosovaPress.

Në letër, ndër të tjera, shkruhet se dinamika e marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen efektive të interesave kombëtare, ndërsa angazhimi i palodhur i Kurtit për konsolidimin e Kosovës si anëtare e pavarur dhe e denjë e bashkësisë ndërkombëtare përbën, sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës të transmetuar nga KosovaPress, arsye të fortë për të besuar në suksesin e misionit të tij.

Radev shprehu mbështetjen e qeverisë së tij për Kosovën në proceset integruese, duke u deklaruar i gatshëm për të vazhduar mbështetjen për një perspektivë të qartë të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Me qëllim thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, sipas të njëjtit njoftim, Radev e ka ftuar Kurtin për vizitë zyrtare në Bullgari në të ardhmen e afërt, duke vlerësuar se marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe kontaktet miqësore personale janë bazë e mirëfilltë për ngritjen e partneritetit në një nivel të ri, më të lartë.

Kujtojmë se qeveria e re “Kurti 4” u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës më 13 shtator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.