🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 83.79 ▲0.13%
ARI 3,593 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,817 ▲ +3.13% ETH $1,701 ▲ +3.36% XRP $0.9532 ▲ +4.2% SOL $70.9900 ▲ +4.88%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.79 ▲0.13 % ARI 3,593 ▲0.79 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.79 ▲0.13 % ARI 3,593 ▲0.79 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Bota

Tarifat e reja nga SHBA-ja ndaj disa vendeve zemërojnë Brazilin, presidenti: Nuk do t’u dorëzohemi kërcënimeve

Qeveria braziliane nën drejtimin e presidentit të qendrës së majtë Luiz Inacio Lula da Silva shprehu “zemërim” për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të filluar shqyrtimin e vendosjes së tarifave të reja për produkte të tilla si avionët dhe sheqeri i importuar në tregun amerikan nga ekonomia më e madhe e Amerikës Latine.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së (USTR), një agjenci e Shtëpisë së Bardhë, propozoi vendosjen e tarifave shtesë për produktet e importuara braziliane, përfshirë avionët civilë, duke akuzuar Brazilinë se po injoron shqetësimet amerikane në lidhje me marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.

“Vendimi i njëanshëm i USTR-së është një veprim i papranueshëm në kontekstin e procesit të vazhdueshëm të negociatave dypalëshe”, ishte reagimi i shërbimit të komunikimit presidencial brazilian.

“Brazili nuk dorëzohet ndaj kërcënimeve të këtij lloji”, thuhet më tej.

Qeveria braziliane e kritikoi propozimin, të cilin e sheh si qëllim të “ushtojë presion” mbi kuadrin rregullator për sistemin e pagesave direkte PIX dhe tregtinë elektronike që të modifikohet, në veçanti.

Njoftimi i USTR-së erdhi më pak se një muaj pasi Presidenti Lula u rizgjodh në detyrë; ai mundi kandidatin konservator Flavio Bolsonaro, i cili u mbështet nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Senatori Bolsonaro tani është në SHBA.

Qeveria e Presidentit Lula theksoi se ka negociuar me “besim të mirë” me Shtetet e Bashkuara për më shumë se një vit, duke kujtuar se ata kishin rënë dakord me homologun e tij amerikan për të krijuar një grup pune mbi çështjet tregtare.

Megjithatë, kushtet e një marrëveshjeje të mundshme tregtare që Uashingtoni kishte premtuar t’ia paraqiste Brazilit “nuk u dërguan kurrë”, pavarësisht kërkesave të përsëritura braziliane, shtoi ajo.

Qeveria braziliane vuri në dukje se do të vazhdonte të kërkonte një “zgjidhje përmes negociatave”, pa përjashtuar megjithatë mundësinë e përdorimit të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe “masave të reciprocitetit”, në rast se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me vendosjen “e paligjshme dhe të padrejtë” të tarifave të reja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.