☁️
Tiranë 13°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,817 ▲0.51%
DOW 48,187 ▲0.58%
NASDAQ 22,769 ▲0.59%
NAFTA 97.51 ▲3.28%
ARI 4,813 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,837 ▲ +0.4% ETH $2,197 ▼ -1.02% XRP $1.3472 ▼ -0.78% SOL $83.0400 ▼ -0.43%
S&P 500 6,817 ▲0.51 % DOW 48,187 ▲0.58 % NASDAQ 22,769 ▲0.59 % NAFTA 97.51 ▲3.28 % ARI 4,813 ▲0.76 % S&P 500 6,817 ▲0.51 % DOW 48,187 ▲0.58 % NASDAQ 22,769 ▲0.59 % NAFTA 97.51 ▲3.28 % ARI 4,813 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama apel studentëve: Shkoni në mësim, do ju digjet viti!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek Konviktet e Mjekësisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i bëri apel studentëve që të shkojnë në mësim, pasi në të kundërt do humbasim mësimin.

“Pakica pengon shumicën që të zhvillojë mësim. Shkoni në mësim sepse do humbisnin vitin akademik”- tha Rama.

Duke iu përgjigjur një studenteje e cila tha se kushtet në konvikte janë të vështira dhe se jetojnë 4 veta në një dhomë, Rama tha se me kalimin e kohës kushtet do përmirësohen dhe do ndërtohet edhe korpusi universitar.

“Do ju them që t’i thërrisni pak kujtesës tuaj. Kujtoni pak shtëpia ishte më e mirë para ca vitesh. Sa kohë u deshën që shtëpia të përmirësohet. Ju jeni pak a shumë të lindur në përudhen kur paka a shumë shtëpitë ishin njësoj dhe më pas ndryshuan. Edhe me konviktet po të kishim pasur mundësi më parë, do e kishim bërë më parë. Un jam shumë krenar që ne i kemi dhënë Shqipërisë një qeveri që dëgjon. Unë besoj se është hera e parë që në këto vite që pushteti i qytetarëve është pushtet që nuk mund të neglizhohet. Kjo shprehet edhe me protesta e presione, përveç votës. Patjetër që 4 veta në një dhomë është absurde. Edhe dushet po rikostriksohen. Patjetër që duhet të përmirësohen ndjeshëm kushtet. Do ndërtojmë korpusin e ri universitar”- tha Rama.

Kryeministri iu përgjigj edhe kritikëve për veshjen dhe sjelljet e tij duke thënë se ai nuk jeton për të tjerët.

“Unë nuk jam bërë kryeministër për t’u bërë dikush tjetër. Unë jam bërë kryeministër si ky që jam me të gjitha të metat dhe s’kam ndërmend të ndryshoj që tu dukem këtyre si kryeministër. Unë kam qenë në protestë. Është e pabesueshme për mua që pas kësaj proteste që bëtë nuk kuptoni forcën tuaj. Me çfarë merret rektori nëse nuk merr përgjegjësi për të siguruar vijimin e mësimit. Nuk më intereson mua se çfarë thonë këta, jo vishet me atlete… pse për këta jetoj unë?”-tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.