Rama: Bajpasi i Shëngjinit, me rëndësi për ekonominë dhe turizmin në Lezhë
Bajpasi i Shëngjinit, një aks me rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit në Lezhë pritet të përfundojë verën e vitit të ardhshëm.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga ky kantier.
“Kantieri i bajpasit të Shëngjinit, një investim madhor i infrastrukturës rrugore, që do të ketë një impakt pozitiv në reduktimin e trafikut përgjatë sezonit veror, por dhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit në Lezhë”, u shpreh kryeministri.
Rama bëri të ditur se “ky segment rrugor, me gjatësi 8.1 km, është financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe pritet të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm”.
Për ndërtimin e segmentit po punohet njëkohësisht në të dy kahet e këtij bajpasi, i cili do të lidhet me rrugën e re Shëngjin–Velipojë.
Orientimi i investimeve publike drejt zonave me përparësi zhvillimin e turizmit dhe destinacioneve turistike për përmirësimin e infrastrukturës bazë në to është në fokus të politikave të qeverisë.
/m.m/j.p/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.