☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.19 ▼1.19%
ARI 4,856 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,511 ▲ +0.19% ETH $2,332 ▼ -1.59% XRP $1.3620 ▼ -0.29% SOL $83.5800 ▼ -3.07%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.19 ▼1.19 % ARI 4,856 ▲0.13 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.19 ▼1.19 % ARI 4,856 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama, ballafaqim me 4 gazetarë grekë, pritet tension për temat e nxehta Athinë-Tiranë

Në mungesë të një takimi me homologun e tij Cipras, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur t’i drejtohet popullit grek përmes mediave të vendit fqinj.

Të martën në mbrëmje ai do të jetë personazhi kryesor i emisionit “Histori” që përbëhet nga një katërshe gazetarësh të njohur të shypit grek, raporton Respublica.

Intervista me kryeministrin shqiptar ka disa ditë që anonçohet në televizioni “Skai” ku të martën në mbrëmje Edi Rama do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Deklaratat e kryeministrit shqiptar muajt e fundit kanë zënë faqet e para të shtypit grek që nuk kanë hezituar ta cilësojnë kryeministrin e Shqipërisë si një politikan nacionalist që po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë.

Të martën në mbrëmje kryeministri pritet t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve grekë për disa nga çështjet që preokupojnë të dy vendet, duke nisur nga marrëveshja e detit, tek çështja çame e deri tek arrestimi i dy nëpunësve të ministrisë së Jashtme shqiptare që transportonin tekste shkollore, të cilat Gjykata e Janinës i çmoi si materiale propagandistike.

Duhet thënë se paneli i gazetarëve në këtë emision kanë njohje shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Qasja e tij ka qenë kundër linjës zyrtare dhe për këtë jo vetëm ai por edhe dy gazetarët e tjerë janë etiketuar si proamerikanë. Gjithsesi ballafaqimi të martën në mbrëmje me kryeministrin shqiptar ka zgjuar interes për të parë deri ku shkon vendosmëria e kryeministrit të Shqipërisë për të prezantuar qasjen e tij si një politikë në funksion të slloganit “zero probleme me fqinjët”, shkruan Respublica.

image_2016_11_21_1212_1479726531_0

1 Koment

  • shqip 21 November 2016, 17:14

    greqia eshte simbol i injorances fetare.Injoranca fetare ka injoruar kulturen,jeten,te ardhmen e popullit grek.Shteti grek duhet te shkeputet nga feja(fatekeqesia e jetes se femijeve te popullit grek)

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.