☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 100.54 ▲2.35%
ARI 4,217 ▼7.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,778 ▼ -2.06% ETH $2,034 ▼ -3.59% XRP $1.3697 ▼ -2.96% SOL $85.5300 ▼ -3.04%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.54 ▲2.35 % ARI 4,217 ▼7.82 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.54 ▲2.35 % ARI 4,217 ▼7.82 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Bojkoti i PD solidaritet me thirrjen “Merrni armët që të mbrohemi nga reforma në Drejtësi”

Duke drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Edi Rama ka akuzuar opozitën se nuk ka vullnet për reformën në drejtësi dhe se po përpiqet me çdo kusht që ta pengojë atë.
“Sot pam një tjetër fakt të zinxhirit të fakteve që e bëjnë më të qartë mungesën e vullnetit të PD për të bërë reformën në drejtësi në kohën e duhur dhe me gjithë thellësinë e nevojshme. Thirrjes tonë që të bëhet pjesë e Kuvendit, PD i është përgjigjur me thirrjen “merrni armët që të mbroheni nga reforma në drejtësi””, ka deklaruar Rama.
Nga ana tjetër, ka shtuar ai, “përpjekjeve për të kriminalizuar qeverisjen dhe çdo reformë i është shtuar nevoja e brendshme e PD për të penguar me çdo kusht reformën në drejtësi”.
Një pjesë të mirë të fjalimit të kryeministrit e zuri ekonomia, e cila sipas tij, përkundër deklaratave pesimiste, po kalon momente pozitive, gjë që iu konfirmua edhe nga Banka Botërore gjatë vizitës në SHBA.
“Në Shqipëri borxhi publik sot është krejtësisht nën kontroll”, tha Rama, duke theksuar se, ndërhyrja që u bë në vitin 2013, “për të shmangur kolapsin financiar në vend”, mundësoi uljen e tij.
Gjithashtu, vijoi Rama, “kemi garantuar që 97 për qind e shqiptarëve të kenë sot më pak taksa se në 2013”. Ndërsa investimet e huaja, sipas tij, kanë arritur një rekord historik. Nga ana tjetër, punësimi, shtoi kreu i qeverisë, “është një sfidë e madhe për Shqipërinë, rajonin dhe Evropën”.
Më herët gjatë fjalës së tij, Rama tha se, qeveria e tij ka hapur gjatë këtij mandati kantierin më të madh të reformave dhe përpjekjet më të mëdha për të bërë shtet.
“Bëmë reformën në sistemin fiskal, e domosdoshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër. Reformën në sistemin energjitik, duke e kthyer nga një sistem i falimentuar në një sistem që krijon kushte për të ardhura. Reformën në sistemin e ndihmës ekonomike, reformën në sistemin arsimor në të gjitha nivelet, në sistemin shëndetësor, në forcat e rendit, administratës publike, etj”, nënvizoi Rama.
Në vlerësimin e tij, “këto janë reforma në proces që do të kërkojnë kohën e tyre për të dhënë frytet e dëshiruara”. “Por të gjitha këto reforma, aq sa të rëndësishme, aq janë të lidhura me reformën në drejtësi”, tha Rama.
Kryetari i PS iu referua edhe asamblesë së kësaj partie, duke thënë se, ripërtëritja e këtij forumi dhe kryesisë janë një premisë pozitive për të ecur me sukses përpara.
“I bëj thirrje përfaqësisë së re që të jetë në lartësinë e duhur. Jemi në një fazë historike për vendin, që përkon me rikonfirmimin e mandatit tonë qeverisës vitin e ardhshëm. Të nisim dialogun e ri me Shqipërinë, që duhet të nisë nga baza e PS dhe të vazhdojë në çdo cep të Shqipërisë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.