Rama: Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK
“Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”, kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, ndërsa njofton se është nisur drejt Ohrit për takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal.
Statusi i Ramës
Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava?Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.
Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.