Politika

Rama: Bulqiza jo më shpellë për grabitësit

-Punësimi për qytetin verior të Burrelit tashmë është realitet, fal një investimi prej 15 mln USD dhe me rrogë mesatare 600 USD në muaj.

Kryeministri-Edi-Rama261-300x200-1Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se ka nisur punën në uzinën e ferro-kromit në rrethin e Matit, në Burrelin  e lënë në harresë prej disa vitësh.

“Kënaqesi e madhe për fillimin e përpunimit të kromit në Burrel. 15mlnUSD investim. Potencial punësimi 600 vende të reja. Rrogat 600 USD ‪#‎Rilindje”, shkruan Kryeministri Edi Rama teksa po inspekton punimet infrastrukturore në Bulqizë dhe Burrel.

Uzina e ferro-kromit në Burrel, tashmë është një potencial ekonomik për banorët e kësaj zone falë mbështetjes së qeverisë.

Në vijim të vizitës së tij në Qarkun e Dibrës, Kryeministri Edi Rama, është ndalur në qytetin e Bulqizës ku një tjetër investim prej 25 mln USD, ka marrë jetë.

Kryeministri Rama nëpërmjet rrjetit social, pohon se viti 2015, do të jetë viti i investimeve në qarkun e Dibrës, kryesisht në krom dhe infrastrukturë për rritjen e numrit të të punësuarve dhe përmirësimin e jetës të banorve të Bulqizës.

“Në Bulqizë investim i ri në krom 25 mln USD dhe transformim urban që do të preket edhe me shumë në 2015. Bulqiza jo më shpellë për grabitësit!”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button