Politika

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve, mundësi për të luftuar me efektshmëri korrupsionin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë lançimit të projekti të ri për dixhitalizmin e shërbimeve që u nevojiten qytetarëve dhe bizneseve se, “përmes këtij procesi na jepet mundësia ta luftojmë me shumë më tepër efektshmëri dhe në rrënjë, armikun kryesor, që është korrpsioni”.

“Korrupsioni nuk është asgjë tjetër përveç se një alterniativë e re shërbimi, të cilin qytetari e pret nga shteti. Kur ky shërbim që qytetari  pret nga shteti dhe që shteti ka detyrimin t’ia japë, është i ngadaltë apo jo cilësor, është shkak për të hyrë në procese të turbullta. Atëherë korrupsioni paraqitet efikas dhe këtë qytetarët tanë e përjetojnë sa herë duhet të trokasin në dyert e shtetit për të marrë një shërbim”, tha Kryeministri Rama.

Në thelb, vijoi kreu i qeverisë, “korrupsioni cënon marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin dhe bashkëjetesën shoqërore. Korrupsioni cënon rëndë sigurinë bazike në raport me jetën, pronën, gjithë sistemin që individi apo familja janë detyruar të bashkëjetojnë”.

Ky proces inovacioni, theksoi Rama, “i jep mundësi qytetarit që të jetë më aktiv dhe më i dobishëm në luftën me këtë armik të madh dhe të përbashkët që nuk mund të fitohet nëse këtë luftë çdo qytetar e delegon tek shteti”.

konferenca e inovacionit (1)Foto Flor AbazajSipas Kryeministrit Rama, “s’mund të luftohet lufta me krimin, me këtë pasiguri të përgjithsme nëse qytetari e  delegon betejën tek policia, Miinstria e Brendshme apo ministri i Brendshëm. Edhe më pak mund të lufohet lufta me padrejtësinë nëse i gjithë ai sistem padrejtësie që duhet të luftohet nga gjykatat de prokuroria, nga qytetarët delegohet tek qeveria. Në një moment kur që nga vrasjet me armët e shtetit në Bulevard, deri tek vjedhjet më spektakolare  dhe qytetarët janë kthyer me fytyrë nga qeveria dhe i kërkojnë të bëjë drejtësi. Kjo nuk na çon aty ku duam, por na merr kohë dhe energji dhe konsumon potencialet e mëdha”.

“Përmes këtij sistemi qytetari e ka shumë më të lehtë dhe të sigurtë luftën për ta çuar konstributin e tij për të luftuar armikun e përbashkët korrupsionin. Denoncimi shkon drejt e aty ku duhet dhe barra i mbetet shtetit që ta drejtojë aty ku duhet”, tha Rama. Kryeministri njoftoi se qeveria është duke punuar për një fazë të re kundër korrupsionit dhe shtoi ai, “besojmë se do ta mundim korrupsionin si një sistem që çdo ditë thith gjakun e qytetarëve dhe thith para që nuk duhet të dalin për shërbime që qytetarëve u takojnë me ligj”.

“Me këtë sistem ndërveprimi i qytetarëve do të jetë i drejtpërdrejtë, pa sekserë, ndërmjetës, pengesa. Ky sistem do të na japë më tepër mundësi për efikasitet”, tha Rama.

konferenca e inovacionit (2)Foto Flor AbazajKryeministri Rama u shpreh se “pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur këtë vit, ende jemi larg atyre ndyshimeve që duhet të ndodhin që qytetari të marrë dokumentet që i nevojiten. Nuk është ndryshimi i njerëzve ai që do të mundësojë kapërcimin  e këtij problemi, por është përmbysja e këtij sistemi që trashëgojmë vit pas viti, si një kancer që e mbyt qytetarin”.

Kryeministri u shpreh se po përgatitet projekti për një komisarit dixhital ku merren të gjitha shërbimet në një kohë shumë më të shpejtë. “Për ta arritur këtë duhet të përgatisim të gjithë pikat e furnizimit të këtiij sistemi, që qytetari ta marrë hipotekën në mënyrë dixhitale në qendrën tregtare apo zyrën e postës, aty ku nuk ka zyrë hipoteke”, tha Rama.

Gjithashtu, shtoi Kryeministri, “na duhet të bëjmë të gjithë dixhitalizimin e pronës dhe ta bëjmë të pamundur lojën me hartat dhe mbivendosjen”. Shumë shpejt, theksoi Kryeministri Rama, “do të çojmë një numër të konsiderueshëm shërbimesh në shumë qendra tregtare të vendit. Duke bërë që pensionistët mos shkojnë më nëpër ato kioskat e vjetra, por ta marrin pensionin drejtpërdrejt nëpërmjet automateve në një qendër tregtare”.

Kjo, vijoi kreu i qeverisë, “nuk ëstë utopi. Është një projekt që nuk e kemi shpikur ne, por ne po punojmë për ta importuar në vendin tonë. Kjo do të bëjë që vendi të shpëtojë nga ankthi i korrupsionit që u nxiu jetën njerëzve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button