Politika
Rama: Do të vazhdojmë betejën për ndërtimet pa leje
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare për lejet online të ndërtimit të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe partnerët e saj.
Shefi i ekzekutivit shqiptar deklaroi se janë zhvilluar 400 mijë ndërtime pa leje dhse se të njëjtat kanë shfuqizuar të gjitha strategjitë dhe planet e zhvillimit.
“Në këtë territor janë zhvilluar 400 mijë ndërtime pa leje. Ato kanë shfuqizuar të gjitha strategjitë, por ne do të vazhdojmë betejën për ndërtimet pa leje”, u shpreh Rama.
Kryeministri gjithashtu deklaroi se Shqipëria ka jnë trashëgimi shumë të rëndë në raport me bazën e të dhënave mbi territorin, prandaj ky sistem do të ndihmojë shumë edhe në këtë pjesë.