☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.71 ▲0.66%
ARI 4,469 ▲1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,093 ▼ -1.16% ETH $2,148 ▼ -0.61% XRP $1.4099 ▼ -1.97% SOL $90.0300 ▼ -1.92%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.71 ▲0.66 % ARI 4,469 ▲1.41 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.71 ▲0.66 % ARI 4,469 ▲1.41 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama donacion për Obamën? Fajtor shqiptari, ndërmjetësoi foton e 2012-s

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar që kontribute financiare nga jashtë vendit të përdoren në zgjedhjet presidenciale për mbështetjen e ndonjë kandidati.

Por këtë veprim pranon se e ka bërë gjatë grumbullimit të fondeve për Barack Obamën në 2012-n Bilal Shehu, një shofer limuzine në Nju Xhersi, shtetas amerikan me origjinë shqiptare.

Ai i pohoi gjykatës gjetjet e prokurorisë se në tetor 2012 kishte marrë nga jashtë një transfertë prej 80 mijë dollarësh për blerjen e dy biletave pë familjen e tij për një mbledhje fondesh të presidentit Obama në San Francisko.

Prokurorët nuk e kanë identifikuar burimin apo shtetasin e huaj, por hetimi u krye pas kërkesës së kongresmenit republikan Dana Rohrabaher, i cili u tha autoriteteve se i huaji që ka përdorur këtë biletë është Edi Rama, i cili ka tentuar të hyjë me njërën nga biletat e familjes Shehu, por nuk është lejuar brenda dhe fotografinë e ka bërë në dalje.

Kongresmeni ka paraqitur foton e Edi Ramës dhe Barack Obamës në San Francisko duke thënë se, ajo është përdorur nga kreu i atëhershëm i opozitës për qëllim mashtrimi, që të linte të kuptohej përpara zgjedhjeve që e sollën në pushtet për një marrëdhënie të afërt me presidentin amerikan.

Zyra e kongresmenit nuk bëri asnjë koment të mërkurën për agjencinë “Reuters”, e cila ka ndjekur seancën gjyqësore në ngarkim të Bilal Shehut, që ka bërë donacionin me fonde të huaja.

Gjyqi i ardhshëm është më 5 tetor dhe ai përballet me një dënim prej maksimumi 5 vjet heqje lirie, si dhe me një gjobë prej 250.000 dollarë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.