Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,743 ▲ +1.05% ETH $2,012 ▲ +1.34% XRP $1.3414 ▲ +1.25% SOL $82.8500 ▲ +0.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama-emigrantëve: Belshi destinacion turistik, investoni në agroturizëm

“Oazi” është restoranti më ri i  hapur në zinxhirin e strukturave të mikpritjes, që janë hapur dhe vazhdojnë të hapen në Belsh, Elbasan.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku ka vizituar nga afër këtë restorant.

“Jam tek një strukturë e re në Belsh aty ku s’kishte asnjë shpresë, ku qyteti ishte i zhytur në një agoni me plehra e ferra dhe nga ku të gjithë iknin nga sytë këmbët. Ndërsa sot dallëndyshet që lajmërojnë pranverën po kthehen. Ja ku është njëri Arseni, 18 vjet në Greqi”, tha Rama.

Arseni theksoi se “ia vlen të kthehesh në Belsh në vendlindje. Me të gjitha këto bukuri që ka Shqipëria për të gjithë ka hapësirë për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë”.

Kryeministri Rama tha se “ia vlen pasi sot falë vizionit projekteve, punës së kryetarit të bashkisë Arifit, mbështetjes sonë të pakufishme për Belshin, ai vend i braktisur, i zymtë e dëshpërues është kthyer në një destinacion turistik”.

“Në një vakt 3 mijë veta vijnë nga jashtë Belshit në fundjava për të shijuar bukuritë e këtushme. Numëroni vaktet e fundjavës dhe shikoni se çfarë do të thotë të investosh këtu në një agroturizëm në një strukturë mikpritjeje për të shijuar ushqimet e mrekullueshme të kësaj zone të pastra, bio e të shëndetshme dhe bukuritë rreth e rrotull”, tha Rama.

Rama i bëri apel emigrantëve të investojnë në Shqipëri.

“Kursimet e emigracionit ejani t’i investoni në Belsh, në Shqipëri se iu del shumë më mirë dhe fitoni akoma më shumë se të punoni për grekët, italianët e të tjerë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.