Politika

Rama-Erdogan: Përkushtim në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

Kryeministri Edi Rama në takimin zyrtar në Ankara me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për atentatin terrorist të mbrëmshëm në aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë dhjetëra qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë.

Kryeministri Rama shprehu përkushtimin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ndërkohë që e siguroi Presidentin Erdoğan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Kryeministri Rama kërkoi intensifikimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona, si dhe nxitjen e sipërmarrësve të mëdhenj turq për të investuar në vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button