Politika
Rama: Fillimjavën e ardhshme paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin e saj
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se “është me shumë rëndësi të nënvizohet se disiplina e grupit dhe qeverisë janë faktorë kyç në këtë legjislaturë”.
“Në Kuvend do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare. Fillimjavën e ardhshme do të paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin e saj. Puna e grupit nis zyrtarisht nesër me seancën e parë të Kuvendit dhe do të vazhdojë intensivisht jo vetëm në Kuvend, por edhe në terrenin ku skuadrat e deputetëve do të jenë të pranishme siç e kemi folur edhe më parë për të vijuar komunikimin me zgjedhësit”, tha Rama.
“Shqipërisë nuk i duhet loja me topa balte mes politikanëve”, shtoi kreu i qeverisë.