Rama-Hahn: Angazhim i dyanshëm për procesin e integrimit në BE
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas takimit të pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE se, “ky takim ishte momenti i konfirmimit të një angazhimi të dyanshëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”.
Duke shprehur mirënjohen për anagazhimin personal të Komisionerit Hahn për të mbështetur Shqipërinë në këtë proces me rëndësi historike, Rama u shpreh se, ky ishte rasti i parë për t’i shprehur Komisionerit Hahn angazhim për perspektivën europine të Shqipërisë dhe rajonit.
“Vumë në dukje rezultatet e reformave shtet-ndërtuese dhe vumë theksin në plotësimin e tyre. Theksuam angazhimin intensiv të qeverisë si në reformat e bredshme po edhe në rolin rajonal që u nëvizua edhe me Konferencën e Berlinit”, tha Rama.
Puna për 5 prioritetet kyçe, vijoi Rama, “është intensifikuar. Që prej takimit të shkuar kemi pasur zhvillime me rëndësi”.
“E informuam Komisionerin për pikën ku ndodhet reforma në drejtësi, e cila sot jep garancinë e një produkti që mbyll epokën e gjatë të tranzicionit. I shpreha Komisionerit bindjen time se është procesi më i thellë dhe gjithëpërfshirës”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se është në interesin e qeverisë që t’I japë opozitës sa më shumë hapësirë dhe ta dëgjojë sa më shumë.
“Sot patëm një mbledhje ku opozita foli më shumë sesa qeveria ç’ka për ne është shenjë e shprehjes së vullnetit për ta dëgjuar opozitën. Nga ana tjetër ngritja e Këshillit Kombëtar të Integrimt që do kryesohet nga opozita, është shenjë e nevojës tonë për ta pasur opozitën krah përkrah në këtë rrugë dhe për ta dëgjuar sa më shumë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se, “për ne mbetet e qartë që nuk jemi në kohën më të mirë politike në Europë për të folur për zgjerimin, por ama jemi në kohën më delikate në rajon për të mos e lënë procesin e zgjerimit”.
Ndërsa Komisoneri Hahn u shpreh se kjo vizitë dhe takimet e sotme janë një stimul i fortë për të ecur përpara. “Takimet ishin frymëzuese për të gjetur këndvështrime të reja për çështje të ndryshme. Këto takime dhe dialogu janë frytdhënëse për të ecur përpara në disa fusha. Pa dialog nuk mund të ecet përpara”, tha Hahn.
Kjo, u shpreh komisioneri Hahn, “besoj është gjë e mirë. Duke pasur prasysh se diskutimet kanë qenë premtuese.
“Kemi bërë një përpilim të ecurisë së 5 priorteteve, por edhe si do vazhdohet për negociatat, për një përafrim gradual të vendit në procesin e integrimit europian. Një proces në reformën në dretësi që do të jetë efikas dhe gjithëpërfshirës.që do të ketë nevojë për luftën kundër korrupsionit dhe krimin dhe për dënimet që duhen dhënë. Duke vazhduar me pavarësinë e administratës publike. Duhet zbatuar legjislacioni dhe përsa i përket lëvizjes së personelit. Jemi të gatshëm të japim asistencë, mundësi trajnimi”, tha Komisioneri Hahn.