Kronika

Kavajë, aksidentohet për vdekje një fëmijë 5-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 5-vjeçar ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme, në afërsi të ish-repartit Ushtarak, në qytetin e Kavajës.
Drejtuesi i automjetit Mercedes Benz, shtetasi A. L., ka aksidentuar fëmijën,i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button