Politika

Rama: Hapja e dosjeve nuk ndryshon parametrat e vendit, por është detyrim

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ka ardhur momenti që dosjet e sigurimit të shtetit të hapen dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjë gjë në parametrat e vendit. Sipas Ramës, hapja e dosjeve është një detyrim për të gjithë ata që vuajtën nga përndjekja e regjimit diktatorial.

rama7-320x175“Hapja ose moshapja e dosjeve nuk ndryshon parametrat ekonomikë të vendit, nuk ndryshon dhe mbase shumëcka tjetër në rrugën e përpjekjeve për të adresuar gjërat që duhet të ndryshojnë… është një detyrim që ne e kemi ndaj të gjithë atyre që vuajtën përndjekjen e regjimit të shkuar.

Është një proces që Shqipëria nuk mund ta shmangë më tutje dhe i jep dinjitet aspiratës sonë që kërkon të jetojë e lirë në demokracinë e sotme, proces që kontribuon në dhënien e një vlere të plotë për lirinë në sytë e atyre që nuk e kanë jetuar komunizmin në sytë e atyre që si djali im e kanë të pamundur ta parafytyrojnë cka është dëgjuar për atë kohë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button