Politika

Rama i jep bagëtitë fermerëve të dëmtuar në Hoxharë, apel të rinjve: Rikthehuni në punë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sërish sot në zonat që u përmbytën në Fier, ku ka dorëzuar bagëtitë tek fermerët që pësuan humbje, si pasojë e vërshimit dhe daljes nga shtrati të lumenjve. Gjatë ditës së sotme Rama ka qenë në fshatin Hoxharë, një nga më të prekurit nga përmbytjet, ku fermerëve ju janë zëvendësuar bagëtitë që kanë humbur.

ramaFermerit Ylli Troka i është dhënë një lopë me vlerë 2 mijë euro, ndërsa fermerit tjetër Ruzhdi Hoxha i janë zëvendësuar 80 krerë dele. Kryeministri Rama ka premtuar se do të kompensohet çdo humbje e banorëve nga përmbytjet dhe i ka kërkuar të rinjve ti rikthehen punës. Ndërsa kreu i qeverisë ka qenë më pas edhe Novoselë, ku bashkë me bizneset kanë dhuauar pajisje elektroshtëpiak.

“Do të kompensojmë çdo humbje. Rinia në fshat, t’i kthehet punës. Do të jemi këtu për të plotësuar çdo nevojë. Kemi përmbyllur me sukses fazën e parë. Po shkojmë duke përmbyllur me sukses fazën e dytë”, deklaroi Rama.

Bashkë me kreun e ekzekutivit ka qenë edhe Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, i cili tha se qeveria po punon jo vetëm për dëmshpërblimin e banorëve, duke ju rikthyer gjërat që kanë humbur si pasojë e përmbytjeve por edhe për rritjen e cilësisë së jetës për këto familje.

“Jemi këtu që bashkë me biznesin tu dhurojmë banorëve 128 komplete elektro-shtëpiake. Disa sipërmarrës po ndërtojnë dhe shtëpitë. Qëllimi jonë është rritja e cilësisë së jetës për këto familje”, tha Veliaj. Edhe Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi tha se do të vazhdohet kjo përpjekje në ndihmë të familjeve të përmbytura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button