Politika

Rama i përgjigjet Hajdarit: Marrëveshja e 2009 të solli në Kuvend

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në replika të forta me deputeten demokrate Rudina Hajdari gjatë qëndrimit sot në Kuvend. Në fjalën e tij, Rama i kujtoi marrëveshjen e 2009-ës duke e argumentuar si arsyen pse ajo është pjesë e Kuvendit.

“Zonja Hajdari e kam dëgjuar shpesh këtë mënyrën e të ironizuarit me batutat dhe humorin dhe dua t’ju sugjeroj të lexoni Mark Twan thotë gjëra shumë të bukura për ju. Ajo që thotë është që humori është e vetmja armë për t’iu kthyer brutalitetit pa rënë në brutalitet. Nuk mendoj se njerëzimit mund t’i ketë ardhur ndonjë e keqe nga humori.  Tani mund t’ju përgjigjem me rallë disa pyetjeve tuaja. Po  të mos ishte marrëveshja jonë e 2009, nuk do ishim në parlament as ju. Më lër ta mbaroj po i drejtohem një gruaje.

Do kishim më shumë si ty Alban, dhe më pak si këto. Parlamenti ka një numër grash që në sistemin tjetër nuk mund të imagjinohej. Unë nuk hyj te ata që bëjnë  gjyqin e dinjitetit, e neveris. Unë nuk mendoj që secili prej nesh të japë karakterizimi për njerëzit dinjitoz dhe jodinjitoz. Ndaj nuk e kam  këtë kapacitet që të bëj gjykim kaq të papërshtatshëm në rastin më të mirë dhe kaq hyjnore në rastin më të keq. Di këtë që nga kjo marrëveshje kemi pasur zgjedhje më të mira dhe parlament më përbërje më cilësore.

Le t’ju themi që huk ka sistem zgjedhor më të mirë se një tjetër. Të gjitha sistemet që bota i ka shpikur dhe i ka vënë në jetë janë demokratike. Ju lutem gjeni argumentat e duhura se nuk është betejë morale. Dikush iku për mungesë karakteri. Ndershmëria është një gjë që nuk e përjashton budallallëkun. Ju vetë keni ikur nga Shqipëria, keni vendosur të ikni në Amerikë. Unë mendoj që jetojmë në kohën kur kush kapërcente kufirin ishte armik.”-u shpreh Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button