☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.29 ▲3.59%
ARI 4,362 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,333 ▲ +2.5% ETH $2,135 ▲ +3.74% XRP $1.4109 ▲ +2.1% SOL $90.3100 ▲ +4.32%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.29 ▲3.59 % ARI 4,362 ▼1.03 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.29 ▲3.59 % ARI 4,362 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Qeveritare

Rama i përgjigjet letrës së Bashës

lete-rama-bashaMes Edi Rames dhe Lulzim Bashës kanë nisur sërish shkëmbimet e letrave për të njëjtën çështje, atë të reformës territoriale.

Pasi të zgjedhurit vendorë të opozitës, nëpërmjet një letre e njohen kryeministrin me rezolutën ku shprehnin qëndrimin e tyre për këtë reformë, Edi Rama u është përgjigjur po me letër, ku bashkëlidhur ndodhej shpjegimi i ministrit përgjegjës Bledi Çuci.

Nga përgjigjia duket se asgjë nuk ka ndryshuar dhe palët ruajnë qëndrimet e njohura, ku qeveria e konsideron propozimin e opozitës për të nisur punën nga decentralizimi dhe pastaj për të mbërritur si një punë e nisur së prapthi.

Qeveria thotë se, me mbështetjen e partnerëve ka përmbushur të gjitha parimet e vëna në dukje në rezolutën e opozitës dhe se decentralizimi është një proces i vazhdueshëm, që do të thotë se duke ndjekur praktikën më të mirë ndërkombëtare, paketa e decentralizmit do të jetë faza tjetër e punës.

Në letrën shpjeguese të kryeministrit Rama vihet re qartë vendosmëria e qeverisë për ta mbyllur reformën brenda 31 korrikut. Deri atëherë, siç shkruan kryeministri, është si gjithnjë i gatshëm të takohet me opozitën për të gjetur rrugën më të mirë të bashkimit të forcave për miratimin e reformës admnistrative-terriotirale deri në fund të muajit.

Kjo letër është dërguar të martën dhe që atëherë ka dy zhvillime, të enjten në drekë opozita vendosi të braktisë Parlamentin, ndërsa të enjten pasdite Partia e Unitetit Kombëtar, deri tani zyrtarisht në opozitë, u bë pjesë e komisionit parlamentar për reformën administrative-territoriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.