🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,664 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.79% XRP $1.3293 ▼ -1.37% SOL $82.2300 ▼ -2.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Rama i përgjigjet letrës së vogëlushes Mikaela: Ja lajmi i mirë për të dhe nënën e saj

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur letrës së një 7-vjeçareje e cila i shkruante për jetën e saj dhe fjalët e nënës që thoshte se me zor e siguronte bukën e gojës.

Rama ka zgjedhur pikërisht përshëndetjen e mëngjesit për të njoftuar edhe lajmin e mirë për Mikaelën se Bashkia do t’i paguajë qiranë dhe një pagesë për 3 muaj, deri sa nëna e saj të bëhet mirë dhe më pas do të punësohet.

“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Mikaelës 7-vjeçare, që me një letër të jashtëzakonshme më tregoi për vështirësitë që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin. Mikaela e vogël mori dje lajmin e bukur të mbështetjes së plotë për qiranë e shtëpisë nga Bashkia, bashkë me sigurimin e një pagese për familjen për 3 muaj. Ndërkohë që nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo të bëhet mirë ?”, shkruan Rama.

Mikaela është fëmija i tretë i një nëne të divorcuar e cila përballet me një jetë jashtëzakonisht të vështirë pasi i duhet t’i sigurojë bukën e gojës 3 fëmijëve të saj, vetëm me një rroge prej 25 mijë lekë. Familja jeton me qira dhe në 5 vitet e fundit kanë ndërruar me dhjetëra shtëpi pasi asnjëherë nëna e Mikaelës nuk ka ia dalë mbanë të paguajë qiranë deri në fund. Vetë ajo tashmë është e sëmurë dhe e operuar, e nuk mund as të punojë. Për rrjedhojë nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e saj.

“Nuk e kuptoj pse mami thotë që me zor fiton bukën e gojës”-shkruante vogëlushja në letrën e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.