Politika

Rama i prerë për bastet: Një mortje që janë kudo. Ja ku do i lejojmë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë mbrëmë për të gjitha. Nga studioja e emisionit “Dritare me Rudinën”, në News24 shefi i ekzekutivit i vendosur në mes të stuhisë, mes akuzave të shumta pas çdo deklarate apo nisme nga opozita, ka sqaruar disa prej tyre. Ai e ka nisur me vendimin për mbylljen e basteve online. Përballë gazetarëve Andi Tela, Drejtor i News24; Robert Rakipllari, Kryeredaktor i Panorama; Erl Murati, Drejtor i Gazeta Shqiptare, Kryeministri deklaroi i prerë se nuk do ketë më baste në asnjë vend. Ai tha se do mbyllen të gjitha dhe do të lejohen vetëm në zonat turistike dhe në hotele me 5 yje.

Keni deklaruar edhe më parë për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë herë mundeni t’i mbyllni të gjitha?
Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë e cila u materializua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronike. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet por kazinotë elektronike. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë por sot e ka. Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.

Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë?
Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ende infromalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.

Po monopolizohen dhe nuk po mbyllen?
Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes.

Kryeministri Rama: Tek online  është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues, është i taksuesshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Me 1 janar do të mbyllen të gjitha.

Rudina Xhunga: Thonë që e ka Olsi Rama, Vangjush Dako, Olsi Rama dalin emrat e bastarena

E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për t’i hedhur baltë. Facebooku është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë.

Andi Tela: Nga 1 janari nuk do të ketë pika bastesh, por pjesa që i intereson edhe publikut, po mbyllim kompanitë poshtë pallateve, e poshtë dyqaneve.  Në një treg normal ka një ligj, i cili ka disa rregulla konkrete.  Kur shteti nuk i kontrollon dot vjen ky ligj, merret vendimi drastik për ta mbyllur tregun. Nga 1 janari e tutje ata që e kanë mikrob lojërat, do të gjejnë forma të reja, për të vënë bastet.

Kryeministri Rama: Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët  dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë.

Për sa i përket asaj se kjo bëhet se s’ka shtet që të kontrollojë apo si masë për të bërë një spostim masiv të parasë nga bastet tek ekonomitë për familjet… Nëse do ishte se nuk e kontrollojmë dot, le të shikojmë si e kanë vende më të forta se ne. Shko vër baste në New York. Shko tek Trump dhe vër bast. Ne kemi punuar për këtë për disa muaj. Është e vërtetë që e nxorëm menjëherë por kemi punuar disa muaj me një grup të ngushtë. Nëse do e kishim hapur më parë dhe më shumë do kishin hedhur baltë.

Në 31 janar mbyllen të tëra. Mbyllen kazinotë, mbyllen bastet, mbyllet online që është këtu. Po punojmë që të mbyllim dhe online që janë jashtë që të mos kenë akses këtu.

Baste tek bordura para hotel Dajtit viheshin në kohën e Enverit. Është njësoj si të krahasosh një flotë të tërë në det me kalamajtë që kapin peshk tek liqeni me kavanoza. Ne po mbysim një flotë të tërë kriminale që shkatërroi këtë qytet.

Erl Murati: Në 2013 keni premtuar…

Edi Rama: Nuk e kam premtuar. Pyetjen bëjeni mbi fakte. Jo mbi bazën e një gënjeshtre. Shpifjet do t’i luftoj.

Erl Murati: Keni nisur aksionin Fundin e marrëzisë dhe keni premtuar që do ta godisni këtë sektor. Ndërkohë xhiroja e këtij sektori është rritur. Nga 900 pika kanë shkuar ë 4 mijë pika. Në një raport të KLSH thuhet se Agjencia e organizimit të lojërave të fatit ka dështuar.

A mund të themi se Fundi i Marrëzisë ka dështuar dhe qeveria ka dështuar për ta luftuar këtë plagë sociale në 5 vite që keni qenë në pushtet?

Edi Rama: Ne jo vetëm që nuk kemi dështuar por përkundrazi kemi vendosur goxha rregull në një fushë ku ka shumë llum dhe ka shumë informalitet ende. Kemi vendosur goxha rregull. Këto i rrëzon vetëm një fakt. Unë e kontestoj raportin e KLSH-së.

Kompanitë që merren me këtë punë janë përgjysmuar dhe të ardhurat që merr shteti janë dyfishuar.

Erl Murati: Kompanitë mund të jenë përgjysmuar por pikat e basteve janë shumëfishuar.

Edi Rama: Ka shumë më tepër formalizim se ç’kishte.

Murati: Ka katërfishim të pikave të basteve.

Rama: Në bazën e legjislacionit në fuqi ne nuk jemi marrë asnjë herë me bastet, por ka qenë për kazinotë elektronike.

Murati: Po flas për kumarin si plagë sociale

Rama: Unë po flas për një drejtë elementare, mos më ndërprit. Gazetarët marrin kryeministrin dhe i ndërpresin fjalën.

Xhunga: Mos humbasim kohë.

Murati: Nuk keni pse nxeheni.

Rama: E thashë që në këtë sektor kemi bërë shumë, por ka shumë llum akoma. Ndalimi i basteve nuk ka qenë temë. Bastet kanë hyrë si shqetësim sepse filluan të lulëzojnë. Jemi në kushtet ku kemi mundësinë të sfidojmë këtë llum. Ofertat do jenë duke u rritur. Unë jam këtu për të thënë se nuk ka më asnjë lloj diferencimi se nuk do ketë asnjë lloj basti. Po punojmë se çfarë do bëjmë për online në të ardhmen. Pra a mundemi ne të bllokojmë edhe ato që janë jashtë vendit.

Xhunga: Ky vendim u duk sikur erdhi pas vrasjes në bllok.

Rama: Kemi bërë një studim të kësaj situate. Nuk ka lidhje fare me këtë që thua ti. Goditja është bërë blic.

Xhunga: Unë përmenda emrin e Dakos për shkak të autobusëve të Durrësit me reklamat e basteve.

Rama: Autobusat janë linja private dhe nuk pyesin bashkinë se çfarë reklame të bëjnë. Pra ti duhet të bësh investigimin pas asaj që ke parë. Mos flisni me hamendje.

Xhunga: Është ofenduese për qytetarin që reklamat të bllokojnë autobusët.

Rama: Unë jam babai i një djali 4-vjecar dhe një 30 vjeç. Unë nuk i  kam borxh askujt që djali im të rritet në terrorin e shpifjes. Unë jam babai i një djali 4 vjeç… Nuk e harroj atë momentin kur djali im ishte futur poshtë krevatit se kishte te dëgjuar se ai nuk ishte djali im. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve.

Erl Murati: Me 25 shtator, kishte një emisioni, ku në gjimnazet e Tiranës shitej drogë si të ishte kanabis?

Rama: Doja një fakt, por mund të verifikonin bazën, Ministri austriak erdhi në Tiranë. Kërkoi të bashkëpunojmë  në fushën e oficerëve në shkolla. Po të dëgjoni se çfarë thoshte se si është gjendja edhe në vendet e tjera, do habiteshit.

Murati: Shqipëria është renditur si vendet e para për konsum kokaine?

Rama: Kjo është një idiotësi. Nuk mund të jetë Shqipëria në vendet e para, sepse kokaina  është më e shtrenjta. E para kjo. E dyta: Ne kemi futur të gjithë oficerët e shkollave për të ndihmuar prindërit, nxënësit, ata janë të formuar në shkollën e policisë, por  kanë njohuri edhe në aspektin sociologjik. Tjetër është opinion, keni lirinë të keni një opinion negativ për qeverinë, për të shkuar  deri në fyerja. Mund ta merrni guximin ti thoni kryeministrit palaco.

Rama: po i nxini jetën këtij mileti, por e bombardoni : krimi, krimi, droga. Shqipëria ka patur, por ju nuk doni fakte.  Ne e hapëm luftën ndaj kanabisit, ju ishit  pajtuar. Dilte në tv si vend ekzotik. As s’i hyri gjë në këmbë.

Tela: Dhe ju e hapët në të gjithë Shqipërinë

Rama: Kjo është shpifje. Ju jeni të detyruar t’i verifikoni në çdo cep të Shqipërisë. Deri në 2013 policia nuk nxirrte komunikata. Ato që kapeshin ishin minimale, në krahasim me atë që prodhoheshin.  Parametrat e raporti shtet-ligjit.

Tela: Kanë kaluar 5 vite. Të ndryshojmë, por jo në këtë raport.

Rakipllari: Avioni me drogë, doli, thoshit po spërkasim mushkonjat?

Rama: Nuk kemi pasur dhe nuk kam pasur të them të jenë avionë. Unë jam më shumë kritik se ju, sepse jam nga brenda, unë merrem me fakte, jo me shpifje. Nëse ti më akuzon mua për gjëra konkrete dhe nuk ke fakte, kjo është shpifje. Shpifja është konkrete. Kur i thua tjetrit, vëllai, yt, kunati, motra dhe i akuzon për gjerë të paligjshme, kjo  është shpifje.

Rudina Xhunga: Nëse unë do isha e papunë nesër nga bastet ku do punoja?

Edi Rama: Janë rreth 700 mln euro që do spostohen nga kumarhanet në ekonomi dhe të gjitha këto mjedise, këta njerëz që janë të vetëpunësuar do ndryshojë. Ato lokale që iu është rritur vlera në mënyrë artificiale për shkak të bastoreve do kthehen në treg për aktivitete të tjera biznesi.

Erl Murati: Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, në mbledhjen e grupit parlamentar të 8 tetorit ju keni thënë se e keni çrrënjosur përfundimisht kanabisin. Ndërkohë në ditët e mëpasme janë kapur 1 ton e gjysmë kanabis të kapur në Itali nga Shqipëria. Pyetja ime është keni fakte alternative?

Edi Rama: Kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria dhe këtë thotë raporti i Guardia di Finanza i cili dhe vjet ishte i qartë dhe u prit me entuziazëm nga komuniteti ndërkombëtar. Këtë vit është rrafshuar komplet. Ndërkohë që ka tek tuk. Janë stoqe të së kaluarës. Nga kapjet që janë bërë andej është më shumë se 1/10 e asaj që transportohej vetëm nga Lazarati dhe janë stoqe të së kaluarës. Janë stoqe të së kaluarës.

Andi Tela: Është droga e Saimiri që ka ngel?

Edi Rama: Ça të them unë ty. Kjo është fjali e njeriu që sikur ka humbur një bast.

Rama: Jeni në metro ju. Në Shqipëri njerëzit kanë lidhje me drogën si në çdo vend të botës. Mi nxirr shifrat e kriminaliteti dhe flasim me fakte.

Xhunga: Unë kam dëgjuar sa drogë u mboll me Berishën me Ramën…

Rama: Nga duart e krimit janë hequr 180 mln euro.

Tela: Këto janë para në kohën e hashashit.

Rama: Ne po flasim për raportet e proporcioneve të luftës ndaj krimit. Këto janë asete kriminale. Vilat nuk u ndërtuan për dy vite, por i kanë pasur. Keni parë ju në Itali dhe në Greqi, ku ka vetëm krim.

Rakipllari: Ju i bëni vetë statistikat.

Rama: Statistikat që nxjerr ministria e Brendshme ju mund t’i verifikoni. Shihni indeksin e krimit si e ka Athina e Roma. Shqipëria nuk është e fundit në Evropë për situatën e krimit. Shqipëria ka probleme me kriminalitetin, por nuk mund tu këndohet njerëzve krimi krimi se i bëtë njerëzit të flasim me vete.

Murati: Vetëm në Selenicë ka 8 të vrarë, ti se di se çfarë  do të them. Ministri thoshte  se numërohet si një rast.

Rama: Janë bërë historikisht kështu. Vrasje me dashje janë.

Murati: Ambasadori amerikan tha se janë 20 familje mafioze. Mund të na thoni një emër?

Rama:  Jeni shumë qesharak.

Murati: Unë mendoj të njëjtën gjë për ju.

Rama: Asnjëherë nuk kam përdor këto që po thoni ju. Tek gjuha nuk njoh konkurentë tek gjuha  shqipe, unë konkurencën e kam me nxënësit e mësuesve të mi. E di kush janë mësuesit e mi: Janë Imzot Noli dhe Konica. Ju jeni qesharak flas pë llojin, sepse jeni qesharak, pasi i jepni zë shpoifjeve.

Xhunga: Krimi te blloku.

Rama: Ore s’të dhashë  përgjigje për kriminelët. Sot 140 persona të skeduar janë në burg. Janë brenda. Ne jemi vonuar, për kapjen e Bajrave, sepse 6 muaj ishin duke pritur  nga Belgjika atë copë letër, e cila na jepte mundësi veprimi. Kam dëgjuar shumë emra, i ke brenda.

Rakipllari: Ju pashë para policëve dje, një kryeministër europian  del e mban fjalën para policëve , kjo nuk ndodh në vendet e tjera. Del iu thua se s’keni kapur Balilin. Jeni kryeministrin që keni një mandat të fortë, ju duket sikur i keni duart e lidhura.

Rama: Mi ka lidhur krimi. Mos u shqetëso për energjitë e mia,  sepse kam mjaftueshëm. Jam i vendosur që një pjesë të energjisë kundër shpifjes. E para është se unë nuk kam asnjë  kontradiksion. E fitoj garën me ty nëse do  të bëjmë analizën për qeverinë. E keni bërë fjalën si farë kungullin. Unë jam vetëkritik, unë jam me veten time përballë, por të jesh i sigurte  se nuk i them vetes bravo.  Unë nuk heq drejtorët e policisë unë.

Rakipllari: Je i kënaqur nga bilanci i punës së Fatmir Xhafajt?

Rama: Pakënaqësinë më të madhe e kam tek vetja.

Rakipllari: Ajo vajza brodhi komisariat në komisariat dhe ai djali nuk u ndëshkau se është djalë deputeti.

Rama: O Zot, o Zot, ai djalë është në burg.
Rakipllari: Tani, jo më parë. Ka që në dhjetor kjo çështje.
Rama: Shpifje, shpifje.
Rakipllari: Ka një vit që bredh komisariateve dhe është shpifje?

Rama: Ju jeni bërë prokurorë, gjykatës, inkuzitorë. S’ka asnjë provë që deputeti ka mbrjotjur djalin e vet.
Rakipllari: Kam prova.
Rama: Nuk ke asnjë provë. Nëse ke prova çoji në prokurori ose nxirri.

Rakipllari: Ti nxjerr këtu.
Rama: Jo mos mi nxirr mua se nuk jam prokuror.
Rama: Nga cila lartësi morale i jep të drejtë vetes që të përgojosh dhe të përçmosh një person. Ai deputeti…
Rakipllari: Nuk e përçmova.

Rudina Xhunga: Unë e përçmoj se është babai i një djali që ka dhunuar një grua.
Rama: Ai burri është i zgjedhuri i atij komuniteti për disa mandate rresht. Është një person që e njeh ai komunitet atje. Ai burri që ju flisni që sot është pranë shtratit të gruas që po vdes nga spitali nuk është marrë fare me djalin. Ju kujtoni se ne jemi të gjitha derra të kënaqur. Djali i tij është në burg. Ky është standardi i kësaj qeverie. Kemi pasur deputetë e ministra që iu fiknin cigaret në ballë kameriereve.

Rakipllari: Nuk jemi në asamble këtu.

Rakipllari: Ti kapet dhe ti çoje ne burg, por më parë të gjej faktet.

Në mars të këtij viti kemi deklaruar o do të mbaroj rruga ose mbaron Damiani.

Rama: Deri në fund të këtij viti është që duhet mbaruar, deri në fund të vitit do të shkosh në krahun tjetër, ose s’do të jetë  Damiani.

Rakipllari: ju thoni se keni bërë reforma. Ka disa shifra zyrtare të reformës territoriale, ndër të tjera thatë se do  të kurseni para. Në 2015 ishin 2.7 miliardë lekë  tek të gjithë bashkive, sot janë 5.2 miliardë. Janë rritur  shpenzimet për administratën

Rama: Janë rritur, sepse bashkitë kanë një pjesë të grantit në dorë, por ne do të përdorim një limit, sepse fusin njerëz në punë pa kriter. Unë jam i besuar i një pale. Është turp të akuzosh në shekullin 21 ta bësh fajtor. Taulant Balla akuzohet se ka qenë në komisariat. Për sa kohë ti nuk e di, Taulant Balla është  i pafajshëm.

Tela: Ai akuzohet Taulanti se ka bërë 57 udhëtime me Edmond Begon, nuk doli kush të thotë se doli Pandeliu.

Tela: ne thoshin se Elvis Roshi ishte i dënuar, ti thoshe se nuk është.

Rama: Nuk bëj inkuizicion. Ata që shkojnë e turpërojnë Shqipërinë në Bruksel. Unë jam i besuari i njërës palë, ju jeni i palës publike. Ju keni marrë fund, sepse bëni garë për të marrë në intervistë Babalen. Kaseta është një montazh. Vëllai i ministrit të brenshme iku me këmbët e veta atje. Pikërisht iku për aspektin moral, sepse ligjërisht nuk kishe çfarë ti bëje. Nuk kishte kërkesë nga shteti tjetër. E kishte dënuar shteti Italian. Nuk kam dalë unë të mbrojë Habilajt. Si shpjegohet ajo dosja  e famshme që behët në Itali, ku nuk rezulton asgjë  për ministrin e brendshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button