☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.60 ▲0.35%
ARI 4,853 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,029 ▼ -0.44% ETH $2,323 ▼ -1.86% XRP $1.3570 ▼ -0.54% SOL $83.3300 ▼ -2.8%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.60 ▲0.35 % ARI 4,853 ▲0.06 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.60 ▲0.35 % ARI 4,853 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Rama: I rritën 30% eksportet në bujqësi

Rezultati

Edi Rama

Në 5 muajt e parë, eksportet për produktet bujqësore janë rritur me rreth 30%, njoftoi dje Kryeministri Rama gjatë përurimit të zyrave të reja të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. “Sfida e radhës është padyshim formalizimi dhe rajonizimi i bujqësisë. Për të rritur punësimin dhe eksportin, ne nuk do të financojmë projekte jashtë sensit të zhvillimit rajonal. Nuk do të shpërndajmë fonde kuturu për kultura apo investime që nuk përputhen me planin kombëtar të zhvillimit të bujqësisë. Në këtë mënyrë ne do të nxisim fokusimin e rajoneve në ato kultura që janë më të argumentuara si të efektshme dhe të dobishme, për arsye të terrenit, klimës”, tha Kryeministri. Ai tha se qeveria ka përgatitur kuadrin e duhur ligjor për të përthithur fonde nga Bashkimi Europian për zhvillimin bujqësor. “Sot jemi në kushtet kur kemi plotësuar një nevojë të domosdoshme, pasi në progres-raportin e tetorit 2013 kjo agjenci ishte vënë në shënjestër si një institucion që nuk plotësonte standardet për të administruar fondet. 100 punonjës ishin kyçur në 11 zyra të ngarkuara me njerëz dhe mjete në pamundësi të plotë për të ushtruar detyrën e tyre, ashtu si duhet. Përfundimi në dhjetor i këtij transformimi strukturor dhe ndërtimi hap pas hapi nga kjo agjenci të rrugës së përcaktuar në qasjen tonë të re, ka bërë që sot të jemi shumë optimistë për mundësinë që kemi krijuar për të përthithur më shumë fonde dhe për t’i akorduar në mënyrë të efektshme”. Jemi krenar, sepse në kohë rekord kemi përgatitur kuadrin ligjor që bën të mundur akreditimin e agjencisë nga BE si kusht për të përthithur fondet të programit të zhvillimit të përbashkët bujqësor. I kryer në më pak se 300 ditë qeverisje pas vitesh të tëra rrënimi”, u shpreh Rama. Qeveria, sipas Ramës, ka rritur me 70% buxhetin për bujqësinë ndërsa ka garantuar se qasja ndaj fermerëve do të ndryshojë pozitivisht

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.