☁️
Tiranë 10°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,538 ▲ +1.25% ETH $2,113 ▲ +1.75% XRP $1.4121 ▲ +1.63% SOL $88.2000 ▲ +1.5%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Ideja ime për Bashkimin Kombëtar u nxor nga konteksti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se është tërhequr nga deklaratat për bashkim kombëtarë.

Ai në një intervistë për Al Jazeera, tha se deklaratat e tij janë nxjerr nga konteksti.

“Unë mendoj se idetë e mia në lidhje me këtë janë nxjerrë nga konteksti, edhe pse unë jam shprehur qartë dhe në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, që do të thotë se për ne shqiptarët është një moment fantastik i historisë tonë. Nuk kemi qenë kurrë më mirë se sot jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe më gjerë”, ka thënë Rama.

“Procesin e integrimit duhet ta kuptojmë si një instrument unik për të modernizuar realitetet tona dhe në të njëjtën kohë për të na bashkuar me njëri-tjetrin, në familjen e madhe të bashkuar evropiane. Njëkohësisht, unë kam thënë, dhe pse mos ta përsëris prapë, se kjo është mënyra jonë se si ne e shohim këtë situatë, por që varet edhe nga Evropa se si ajo e shikon dhe se si e kupton dhe sa ajo ka nevojë për Ballkanin, ashtu sikurse Ballkani ka pasur gjithmonë nevojë për Evropën, por edhe mënyra se si Evropa do të arrijë të ndalojë që strategjitë nacionaliste të prevalojnë mbi ëndrrën tonë të sinqertë dhe të ligjshme për të qenë pjesë e një familje e madhe, në mënyrë që kjo ëndërr të mos orientohet nga fryma nacionaliste”, ka shtuar më tej Rama.

Në fakt, kryeministri Rama ka thënë se kemi të bëjmë me një konflikt mes së vjetrës dhe së resë, dhe beteja nuk ka mbaruar.

“Ne jemi në anën e së resë, por asnjëherë nuk duhen nënvlerësuar qëndrimet e vjetra, mendimet e së kaluarës sepse Ballkani ka vërtetuar gjithmonë që është vendi ku e vjetra rikthehet”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.