Rama: Investimi anëtarëson Shqipërinë në sistemin europian të shkëmbimit të energjisë
Përurohet qendra “Dispeçer”, projekti i ri i sistemit të transmetimit të energjisë.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë të mërkurën në inaugurimin e qëndrës kombëtare Dispeçer dhe sistemit të kontrollit Scada/EMS, në Kashar TIranë, një projekt dhe investim bashkohore që synon një shfrytëzim maksimal të sistemit të transmetimit (OST).
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministri i Energjisë dhe Industrise Damian Gjiknuri, ambasadori i Italisë në vendin tonë Aberto Cutillo, specialistë të fushës dhe të ftuar të tjerë.
Duke marrë fjalën në këtë ceremoni, kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë investim me vlerë strategjike jo vetëm për transmetimin e energjisë elektrike, por edhe vendin.
“Puna dhe profesionalizmi juaj e trasformoi sot këtë sektor në një qendër strategjike, graviteti për gjithë ecurinë e sistemit por duke evidentuar edhe për sigurinë e reformave tona që zbatohen me siguri të lartë”, tha kryeministri. Jam krenar sot, vijoi kreu i qeverisë, pasi Shqipëria ka sot një qendër që e konfirmon vendin pjesë të Evropës.
“Jam i kënaqur pasi kam vetëdijet se kemi bërë shumë por mbetet për tu bërë akoma më shumë”-theksoi ai, ndërsa vuri në dukje se “sfida për të punuar më shumë, na udhëheq për ti kthyer publikut, pas shumë vështirësive atë çka shqiptarët presin nga reformat në sistemin e energjisë, i cili ishte tërësisht i përmbytur nga borxhet, hajdutëria dhe i paralizuar”.
Duke u ndalur në përfitimet e vendit nga ky investim, kryeministri Rama tha se, “tashmë kjo qendër do të mundësojë një shfrytëzim optimal të rrjetit të transmetimit dhe burime hidrike të vendit. Me këtë investim rritet besueshmëria në sistem që vjen si një hap i ri i besimit tek reformat rrënjësore që ne ndërmorëm, na jep një pozicion shumë më të favorshëm edhe me investitorët”.
Me këtë investim u shpreh kryeministri Rama, i kemi hapur rrugë financimeve të reja. 300 mln euro do të investohen në sistem për të rritur prodhimin e energjisë. Por jo vetëm kaq vijoi ai, “sistemi ynë sot garanton ndërveprimin e Shqipërisë me vendet e tjera.
“Brena muajit qershor do të jemi në Kosovë, në eventin e jashtëzakonshëm, jo vetëm për vlerën e investimin por edhe të bashkimit ekonomik, për të vënë në funksionim linjë e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, një tjetër investim që hap një prespektivë të re zhvillimi. Ndersa lidhja me Maqedoninë është objekt i planeve afatmesëm, për të kthyer cdo sipërmarrje në funksion të ekonomisë”-tha kryeministri.
Ai u ndal edhe ne projekktin me Maqedonine.
“Investimi i garatuar me Maqedoninë në fushën energjitike, është një tjetër përfitim që kemi marrë nga reformat që po zbaton qeveria, me partnerët tanë ekonomik, por që na bën edhe më të besueshëm politikisht”-theksoi Rama.
Kryeministri gjatë fjalë së tij, nënvizioi edhe një herë rëndësinë gjeostrategjike dhe ekonomike të projektit TAP, në lidhje me sigurinë energjitike por edhe punësimin ne vend por, tha ai, MEI po negocion me TAP, për sa i takon pjesës shqiptare me të njëjtat parametra, që ka përfitur Greqia” tha Rama.
Ne lidhje me reformat ne sistemin energjitik, Kryeministri u shpreh se,”Një sistem që ishte tërësisht i përmbytur nga borxhet, nga korrupsioni dhe hajdutëria, sot, falë reformave ka kthyer besimin te konsumatori dhe fale cilësise së ketij investimi strategjik e ka integruar Shqipërinë në BE, pasi kemi hyrë në sistemin evropian të sistemit të monitorimit të konsumit të shpërndarjes së energjisë”-tha ai.
“Gjendja e sektorit në këta 32 muaj ka ndryshuar rrënjësisht. Reforma tarifore në sistemin energjetik ka rritur besimin. Operacioni historik për të vendosur në binarët e ligjshmërisë marrëdhënien mes konsumatorëve dhe operatorit të shpërndarjes, na kanë sjellë në një pozicion më të favorshëm. Por kjo nuk do të thotë se jemi të kënaqur, pasi ka ende për të bërë. E gjithë kjo përpjekje e përbashkët duhet të materializohet si përfitim në ekonominë e vogël familjare”, tha Rama.
Ndër të tjera, Rama pohoi se në muajin qershor do të hiqet tarifa afrofe. “Brenda qershorit do u japim shqiptarëve një lajm; do të paguajmë atë që konsumojnë dhe faturat afrofe nuk do të ekzistojmë më. Le të bëhemi një shoqëri serioze”, tha kryeministri, ndersa beri me dije se ne bashkepunim me qeverine italian do te ndermarrin projektin energjitik, ne bregdetin shqiptar, si investimin e radhes ne kete sektor qe kontribuon ne te mire te vendit dhe qytetareve.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme në sistemin elektroenergjetik në vend. Sipas tij, ky është një investim model në trurin e këtij sistemi, duke i hapur rrugë projekteve në këtë sektor. Ministri tha se kjo bën pranimin e Shqipërisë në rrjetin energjetik europian.
“Shumë shpejt do të fillojë linja e interkonjeksionit me Maqedoninë, ndërsa me Kosovën e inaugurojmë shumë shpejt. Po vijnë investime të mëdha në këtë sektor, në vend. Po forcohen kapacitetet prodhuese në Shqipëri. Tregu shqiptar tashmë ka likuiditet, nuk është më si më parë kur pjesa më e madhe e energjisë vidhej. Këtë vit në elektroenergjetikë nga kompanitë publike do investohet 21 mld lekë të reja, që deri dje shkonin për të mbyllur gropat e vjedhjeve dhe të keqmenaxhimit. Sektori po rimëkëmbet, megjithëse është një rrugë e gjatë, dhe reformat në këtë sektor janë shumë të vështira”, tha ministri Gjiknuri.
Ndersa ambasadori italian Cutillo në fjalën e tij tha se bëhet fjalë për një infrastrukturë prestigjioze, dhe me një rëndësi strategjike për Shqipërinë.
“Ky projekt është thelbësor për përshtatjen e sistemit energjetik shqiptar me rrjetin europian, që përbën një fazë të rëndësishme në rrugën e integrimit. Projekti është më rëndësi për monitorimin e sistemit të energjisë. Jam i lumtur që shoh të valëviten pranë flamujt e Shqipërisë, Italisë, dhe BE-së. Dua të theksoj se përveç këtij kontributi, Italia do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillimin e sistemit energjetik në Shqipëri. Ne kemi projekte edhe për ardhmen në kuadër të këtij programi. Janë parashikuar edhe 2 ndërhyrje të tjera për zhvillimin e rrjetit elektrik shqiptar, të rrjetit Scada në gjithë vendin, në jug të vendit, dhe në respekt të rregullave europiane”, tha ambasadori Cutillo
Administratori i OST, Engjëll Zeqo, u shprehe se, platforma e re e sistemit energjetik, inkurajonin mundësitë që të monitorohet procesi në kohë
Inaugurimi i Qendrës Kombëtare Dispeçer dhe Sistemi i Ri i kontrollit SCADA/EMS si një nga projektet më të rëndësishme të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Projekti është financuar nga një kredi nga qeveria italiane përmes Koperacionit Italian. Vlera e projektit rreth 7 milion Euro për ndërtesën e re dhe 16 milion euro për sistemin SCADA/EMS.
Në sistemin e kontrollit të implementuar në OST.sh.a. monitorohen dhe operohen në kohë reale të gjithë nënstacionet 400 kV dhe 220kV, si dhe pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e nënstacioneve 110 kV. EMS është paketa e aplikacioneve të rrjetit, e cilat nëpërmjet studimeve të brendshme të sistemit, bazuar në gjendjen aktuale të tij dhe në paramentrat e çdo elementi të sistemit energjitik të perfshirë në SCADA, optimizon gjendjen e sistemit.
Sistemi i kontrollit të gjenerimit përmban procese në kohë reale, të cilat rregullojnë gjenerimin e energjisë në përputhje me kufizimet operative dhe ekonomike, duke ruajtur frekuencën e sistemit dhe programet e shkëmbimit me zonat e kontrollit, në përputhje me vlerat e planifikuara. Ndër përfitimet nga operimi me këtë sistem kontrolli është: shfrytëzimin optimal të rrjetit të transmetimit; optimizimin e përdorimit të burimeve; rritjen e cilësisë së operimit; rritjen e besueshmërisë së sistemit energjitik.
Projekti i Sistemi SCADA/EMS, ka qenë kushti kryesor për anëtarësimin e OST në rrjetin europian të operatorëve të sistemit të transmetimit për energjinë elektrike (ENTSO-E).