Politika

Rama: Ishin 18 muajt më të vështirë, ndalëm hemorragjinë në të gjithë sektorët

Kryeministri Edi Rama është ndaluar sot në Lushnje për të prezantuar kandidatin e tyre për zgjedhjet vendore të 21 qershor, Fatos Tushen. Rama nisi menjëherë  me akuzat e ish-qeverisë Berisha, duke thënë se në Lushnje ata legalizuan objekte informale në vende  ku nuk lejohej të ndërtohej. Këtë e kanë bërë edhe në qytete të tjera dhe se qeveria tashmë është e detyruar që t’i shpronësojë. Rama vijoi më tej me borxhet e fshehura që ish-Kryeministri Berisha kishte lënë pa shlyer dhe se ka nisur që t’ua lajë sipërmarrësve.

“Kur erdhëm në pushtet, gjetëm një mal me borxhe, të cilat nisëm që t’i lajmë . Çdo vit 150 milionë euro futej për të mbushur gropën e vjedhjeve dhe abuzimeve të energjisë elektrike, ku gjysma e popullit paguante dhe pjesa tjetër nuk paguante. Edhe ata që paguanin u merreshin sërish para për të paguar edhe për pjesën që nuk paguante. Borxhet  ua la në kompjuter e nuk ua fshiu, edhe kur thoshte se ua fala. Këto kanë qenë 18 muajt më të vështirë sepse jemi marrë me ndaljen e hemorragjisë në të gjithë sektorët”, tha Rama.

Ai premtoi përpara qytetarëve se do të mbajë premtimet e dhëna. Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e së majtës, pasi ata mund të bashkëpunojnë më mirë me qeverinë.  “Kandidatët tanë do komunikojnë më mirë me qeverinë për zgjedhjen e problemeve tuaja. Kandidatët e Partisë Demokratike do vazhdojnë që të akuzojnë qeverinë që u bllokon investimet. Ju duhet të votoni Fatos Tushen që të keni shërbime më cilësore” tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button