Politika
Rama kritikon Albin Kurtin: Si kryeministër të shikojë dosjen e bashkimit doganor që nuk u realizua
November 12, 2019
0 Less than a minute
Kryeministri Edi Rama në një intervistë sot ne mesdite për Top-Channel i bën një bilanc asaj çfarë u arrit në takimin e Ohrit dhe thekson se është I vendosur ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Edi Rama flet me doza kritike për qëndrimet e Albin Kurtit, i cili ka thënë se kjo iniciativë është e nxituar dhe e pa konsultuar. Kryeministri Rama kërkon më shumë vëmendje për këtë çështje nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës të cilit i kërkon të shikojë dosjen e bashkimit doganor Shqipëri Kosovë se përse asnjëherë nuk u bë realitet. Kryeministrin Edi Rama e intervistoi gazetari Muhamed Veliu.